Kovaçevski: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se LSDM-ja dhe koalicioni mbeten në qëndrimin se nuk do të pranojnë takim në të cilin do të flitej për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse siç u shpreh ai vendi dhe e gjithë Evropa janë në një krizë të thellë dhe janë në pritje të një dimri shumë të vështirë.

    “Lidhur me takimin që në agjendë ka zgjedhjet e parakohshme, kemi thënë se takim i tillë nuk duhet të mbahet, pasi një kërkesë e tillë vjen në momentin e krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë. Para nesh është dimri më i ashpër me të cilin duhet të përballemi”, tha Kovaçevski. 

    Lajmi Paraprak

    Padi ndaj 4 personave për djegien e spitalit modular në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    “Lulëzon” ekonomia joformale në vend, vjedh 23% të GDP-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë