Kovaçevski – Rama: Vendet tona nuk heqin dorë nga qëllimet tona europiane

    Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në deklaratën e tij pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama u ndal edhe në ndryshimet kushtetuese, duke nënvizuar se beson se kuvendi do të arrij ti miratoj këto ndryshime. Megjithatë me këtë rast ai nënvizoi se disa lider politik në vend, mbajnë llogari vetëm për rejtingun e tyre personal.

    “Besoj se kuvendi jonë do ta kryej punën dhe do të vazhdojmë rrugën për t’iu afruar familjes evropiane. E di se është e vështirë, sepse një pjesë e liderëve mbajnë llogari vetëm për rejtingun e tyre personal”, deklaroi Kovaçevski. 

    Kovaçevski tha “Vendet tona nuk heqin dorë nga qëllimet tona evropiane. Për këtë rrugë ne ndërmarrim hapa për demokratizimin e shteteve tona. Për këtë drejtim ishte edhe hapi i Procesit të Berlinit. Njohja e ndërsjellë mes shteteve tona për profesione të caktuara dhe lëvizja e lirë mes shteteve tona janë qëllimet tona të përbashkëta, por edhe për rajonin në përgjithësi. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm, për nismat që do t’i ndërmarrim në energjetikë, ekonomi, shëndetësi dhe fushat tjera ku kemi sfida të përbashkëta.

    Krahas mesazheve politike, këto nisma kanë edhe përfitime financiare dhe shoqërore në rajon. Këtë nismë qytetarët e ndjejnë. Me këtë nismë ne e mbajmë gjallë idenë evropiane. Për qytetarët, gjendja ekonomike është shumë e rëndësishme dhe për këtë jemi këtu për të diskutuar. Ballkani i hapur dha rezultate konkrete për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë. Kjo nismë edhe më tutje do të ofrojë risi” tha mes tjerash kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

    “Nga shteti i kapur, ne u bëmë anëtar i NATO-s, dhe u bëmë kandidat për anëtar i BE-së, duke ruajtur identitetin dhe gjuhën tonë” vazhdoi Dimitar Kovaçevski.

    Në lidhje me kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, Kovaçevski, tha “politikanët të tregojnë guxim burrështetasi për të sjellë edhe vendime të rënda që të ardhmen të dominojë paqja mes shteteve dhe popujve”, tha Kovaçevski duke marrë shembull kontestin e Maqedonisë.

    Pas takimit mes delegacioneve është paraparë drekë e përbashkët, ndërsa më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me presidenten, Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentain Glauk Konjufca. 

    Lajmi Paraprak

    Poezia e vlerave

    Lajmi i rradhës

    Rashkovski dënohet me tetë vite burg për “shpërlarje parash”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë