Lideri i sapozgjedhur i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, mbrëmë falënderoi të gjithë ata që votuan për kandidaturën e tij dhe përgëzoi kundërshtarët për pjesëmarrjen në zgjedhje.
Siç tha ai, programet e tyre zgjedhore do të jenë pjesë e strategjisë së re të partisë.
“Shokë, sonte LSDM është fituese. Sonte LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i shkojmë punës,” tha Kovaçevski. (12.12.2021).
Kovaçevski pati një epërsi bindëse ndaj kundërshtarëve, Frosina Remenskit dhe Jovan Despotovskit. Ai mori gjithsej 37649 vota, duke u ndjekur nga Despotovski me 3319 vota dhe në fund Remenski me 2836vota. Dalja, ishte 86.5% ndërsa vota të pavlefshme ishin 602. /Nistori/