Si të kontrolloni sikletin dhe frikën në palestër

    Në një moment ose në një tjetër, mund të jeni ndjerë në ankth, të frikësuar ose në siklet kur keni shkruar në palestër. Ndoshta prej frikës se çfarë mund të mendojnë të tjerët për pamjen apo aftësitë tuaj. Sidoqoftë, nëse jeni ndjerë ndonjëherë kështu, dijeni se nuk jeni vetëm.

    Aktiviteti fizik nuk sjell vetëm përfitime për shëndetin fizik, por edhe për shëndetin mendor. Të njohësh shkaktarët dhe mënyrat si të përballoni frikën dhe ankthin do t’ju bëjë që të hyni në palestër pa ndjesi negative dhe me vetëbesim.

    Çfarë mund ta shkaktojë ankthin e palestrës?

    – Shkoni në palestër për herë të parë
    – Keni ndërruar disa palestra
    – Keni probleme me përdorimin e pajisjeve
    – Ka shumë njerëz në palestër
    – Keni vetëbesim të ulët për veten dhe trupin

    Si ta kapërceni ankthin në palestër

    Njihni problemin: Frika nga e panjohura mund të shkaktojë simptoma të ankthit.

    Filloni ngadalë: Zgjidhni disa ushtrime të thjeshta në fillim dhe mos tentoni që të bëni shumë ushtrime.

    Punësoni një trajner personal: Puna me një trajner personal, qoftë dhe për një seancë, do t’ju ndihmojë që të kuptoni se çfarë ushtrimesh duhet të bëni dhe si t’i kryeni.

    Shkoni me dikë: Ndoshta motra, vëllai apo miqtë, mund të jenë një mundësi e mirë për të mos patur siklet. Pasi të ndiheni më mirë, mund të shkoni dhe vetëm.

    Provoni ushtrime në grup: Stërvitja në grup ndonjëherë zbut ankthin që vjen nga frika se nuk dini çfarë ushtrimesh të bëni. Do ta keni më të lehtë të ndiqni instruktorin.

    Merrni frymë thellë dhe mendoni pozitivisht: Ndryshoni mënyrën si i konceptoni gjërat. Në vend të “ai/ajo po tallet me trupin tim” mendoni “ai/ajo po sheh punën e vet”.

    Vazhdoni: Sa më shumë të shkoni, aq më i sigurt do të bëheni dhe do ta keni më të thjeshtë. Është e natyrshme që të dëshironi të mos shkoni në palestër nëse nuk ndiheni mirë, por nëse gjeni mekanizma përballues që funksionojnë për ju, do të shihni përmirësim me kalimin e kohës. /Healthline, Mind Body Green/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski si kryetar i LSDM-së: T’i përveshim mëngët dhe të fillojmë me punë

    Lajmi i rradhës

    “Në RMV akoma vazhdon mendësia se të rinjve nuk duhet t’iu besohen pozicione drejtuese”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë