Kovaçevski: Vendet e Ballkanit përballen me rënie të numrit të popullsisë

    Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, të dhënat kryesore nga regjistrimi i popullsisë, janë të dhënat që tregojnë rënie të numrit të popullsisë në vend. Siç tha ai në emisionin “360 Gradë” në Alsat, një trend i tillë ishte i përbashkët për të gjitha vendet e Ballkanit.

    “Nëse shikojmë të dhënat e regjistrimit në Serbi dhe Bullgari etj; ka një rënie të numrit të popullsisë dhe për këtë arsye ky regjistrim është i rëndësishëm, për të krijuar politika ekonomike që do të kthehen në kapitalin njerëzor, dhe do të hapin mundësi të reja, veçanërisht për të rinjtë”, tha Kovaçevski.

    Në arsim duhet të ketë rritje të pagave, por po jetojmë në vitin më kritik që pas Luftës së Dytë Botërore

    “Mendoj se duhet të ketë rritje të pagave në arsim, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ky është viti më në krizë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne duhet të sigurohemi që shteti të mund t’i financojë të gjitha obligimet e veta, gjë që i bën…Ajo që po flasim tashmë me SASHK-un është që të kemi kornizë, gjegjësisht një metodologji që do të lejojë që paga e punëtorëve të arsimit të rritet në të ardhmen pa ndikim politik. Në Ministrinë e Arsimit dhe Financave, bëhen kalkulime për të parë se cilat janë mundësitë që mund ti përballojë buxheti në këtë vit krize”, tha Kovaçevski.

    Gjuha dhe identiteti nuk janë të negociueshme, rendi kushtetues lejon që të drejtat individuale të ushtrohen kolektivisht

    Gjuha maqedonase dhe identiteti nuk negociohen me Bullgarinë, dhe Kushtetuta lejon që të drejtat individuale të ushtrohen kolektivisht, tha Kovaçevski. I pyetur nëse vendi merr një zgjidhje të qartë për gjuhën, dhe Bullgaria premtim për ndryshim të Kushtetutës duke futur bullgarët deri në hapjen e grupit të parë, është një bazë e mirë për kompromis, Kovaçevski thotë:

    “Gjuha dhe identiteti i popullit maqedonas, nga çdo aspekt, as nuk është i negociueshëm, dhe as nuk do të jetë objekt i negociatave. Qytetarët në atë pjesë mund të jenë të qetë. Për sa i përket Kushtetutës, kushtetuta jonë lejon, gjegjësisht rregullimin kushtetues, të drejtat individuale të vetëvendosjes të ushtrohen kolektivisht. Përveç kësaj, çdo vend që aspiron të anëtarësohet në BE, në rrugën për t’u anëtarësuar në BE, hap Kushtetutën e tij për ta përshtatur atë me legjislacionin e BE-së, sepse disa kompetenca u dorëzohen institucioneve të BE-së”, tha Kovaçevski. 

    RMV një nga tre vendet në botë, që nuk kishim regjistrim një kohë të gjatë

    “Ne kemi qenë një nga tre vendet në botë, që nuk kemi bërë regjistrim për aq kohë. Ai u krye në bazë të një metodologjie të miratuar nga Eurostat, dhe me praninë e ekspertëve të BE-së. Është një model i kombinuar i regjistrimit që përdor nëntë baza të dhënash nga institucione të ndryshme”, deklaroi Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    Disa kuriozitete pas shortit të Kupës së Botës: Lewandowski VS Messi, derbit dhe hakmarrja e Gjermanisë

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia ka nevojë për 100 milionë euro për t’u ballafaquar me krizën energjetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë