KREDITË E SHPEJTA | “Fajdexhinj modern” apo…?!

    Në kohë krize gjithnjë e më shumë është shtuar numri i qytetarëve që po shfrytëzojnë mundësinë për marrje të kredive të shpejta, ndërsa për kamatat e larta të këtyre huave shumë pak qytetarë janë të informuar. Ndërkohë për çdo ditë rritet edhe numri i shoqërive financiare që ofrojnë këtë shërbim.

    “120 mijë denarë për 10 minuta”, “Vetëm tri hapa ju ndajnë nga keshi”, “Kredite vetëm me letërnjoftime”, në këtë mënyrë shoqëritë finansiare i joshin qytetarët të cilëve u duhen urgjentisht para. Qytetarët në kohën e krizës më shumë kanë shfyrtëzuar këtë mundësi duke mos u informuar mirë për kamatat e kredive.

    Qytetare 

    “Nuk kam ndër mend të marrë”

    Qytetare

    “Keni marrë ndonjëherë? Po shumë kamatë ka”. 

    Qytetare

    “Kamata është pak më e lartë. Si e ktheni? Me vështërsi, me mundësitë që i kemi. 

    Qytetar 

    “Kamatat janë të larta, pastaj të paktën 1 të tretën duhet të paguash më tepër”. 

    ARBANA Q KLIMENTA 

    “Përderisa më para huazonim para nga familijarë e shok, tashmë trendi i fundit janë marrja e kredive të shpejta nga shoqërite financiare të cilët janë të njohura si fajdexhi modern, pëshkak se ato para që i kemi marrë duhet t’i kthejmë dyfish më tepër.

    Zakonisht kredia e parë merret pa interes nëse e ktheni në afatin e dakorduar prej një jave, dy javë, një, dy apo tre muaji. Nëse nuk mund  të arrini nëafatin e dakorduar, atëherë shoqëritë mund t’ju ofrojnë vonesë, por do të paguanii nteres i cili mund të sillet prej 8% për shtatë ditë vonesë e deri në 20% për qind për 30 ditë.

    Mund të aplikohet edhe online duke shkruar numrin amë:

    Për disa kredi do të duhet të ktheni dyfish më shumë para që keni marrë.

    Për shembull nëse aplikoni për 34 mijë denarë e dëshironi t’i keni në dispozicion për 24 orë, e ti ktheni në këstë për 15 muaj, këstin që duhet ta paguani çdo muaj nga 4 mijë 355 denarë, që do të thotë duhet t’i ktheni 65 mijë e 325 denarë, dyfish më shumë para.

    Në disa raste kamata është më e ulët. Në qoftë se merrni kredi prej 30 mijë denarë për 30 ditë duhet t’i ktheni 39 mijë e 600 denarë. Kamatën që duhet ta ktheni është 9 mijë denarë.

    Nëse keni marrë kredi prej 50 mijë denarëvë për dy vite do të duhet t’iktheni 72 mijë 528. Për çdo muaj duhet të paguani 3 mijë e 22 denarë.

    Dërguam pyetje deri te Ministria e financave për atë se sa kontrolle janë kryer tek këto shoqëri financiare por prej aty pa pëgjigje dhe sa prejt tyre po shkelin ligjin.

    Shkalla e shpenzimeve të përgjithshme të këtyre kredive të shpejta “pa interes” ligjërisht është kufizuar maksimum në 55%, ndërsa në vendin tonë ka rreth 24 shoqëri të tilla financiare.

    Portali “Pari” gjatë një analize të tregut të shoqërive financiare që ofrojnë kredi tës hpejta, ka njoftuar se nës në vitin 2015, 14.400 persona fizik kanë marë kreditë tilla, ky numër në vitin 2020 është rritur për 760% apo në 124.000 persona.

    Sipas këtij portali, shtatë kompanitë më të suksesshme gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura prej 23 milionë eurove. Paralelisht me rritjen e profitit shënohet edhe rritja e numrit të punësimeve. Në vitin 2018 në këto shtatë kompani ka pasur 129 të punësuar, deri sa në vitin 2020 shifra ka mbërritur në 363 të punësuar. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    “Lagjja e Trimave”, të burgosurit pritet më 23 maj të transferohen në burgun e Idrizovës

    Lajmi i rradhës

    Incizimi i Talat Xhaferit – BDI refuzon të përgjigjet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë