Krijohet “Rrjeti Rajonal i Mësimdhënësve për Gjithëpërfshirje”

    Nga e premtja mësimdhënësit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë mundësinë e shkëmbimit të strukturuar të përvojave pedagogjike për mësimdhënie gjithëpërfshirëse nëpërmjet “Rrjetit Rajonal të Mësimdhënësve për Gjithëpërfshirje”, përcjell Nistori.

    “Përkushtimi dhe kompetenca e mësimdhënësve për gjithë përfshirje ishte mbresëlënëse, andaj kjo duhet të kthehet në përfitim për të gjithë nxënësit. EdGuard Institute, CRCA / ECPAT Albania dhe Center for Education and Development – CED janë të lumtur që Rrjeti i Mësimdhënësve Rajonal për Gjithëpërfshirje, do të mundësoj që këto përvoja dhe ky komunikim të jetë i qasshëm për të gjithë. Për muaj me radhë mësimdhënësit shqiptarë të të tre shteteve ishin së bashku me njëri-tjetrin, në klasë, në shkolla e në institucione lokale dhe qendrore, për të kuptuar se si zhvillohet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut pedagogjia gjithëpërfshirëse. Rrjeti Rajonal i Mësimdhënësve do të funksionojë përmes platformës “Bashkë për Gjithëpërfshirje”, dhe do të jetë e qasshme për të gjithë mësimdhënësit që synojnë të ndajnë dhe përfitojnë nga metoda të ndryshme pedagogjike, materiale mësimore për gjithëpërfshirje, deri tek zhvillimi i aktiviteteve në klasë. EdGuard, CRCA dhe CED nuk do të ndalen me kaq! Bashkëpunimi rajonal i mësimdhënësve shqiptarë duhet të rritet, kjo është pikënisja, plot reforma dhe shkëmbime tjera janë në ardhje.”, shkruan instituti EdGuard.

    Ndryshe, programi është financuar nga Western Balkans Fund dhe Bashkimi Evropian (BE), në kuadër të Thirrjes për Projekt Propozime Rajonale “Mbështetje për Promovimin e Aktiviteteve Rajonale të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rexhepi: VMRO-DPMNE-ja po tenton t’i japë ngjyrë etnike projektit të Korridorit 8-të

    Lajmi i rradhës

    ShBA-ja mund të mbetet pa para pas një muaji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë