Rexhepi: VMRO-DPMNE-ja po tenton t’i japë ngjyrë etnike projektit të Korridorit 8-të

    €117 milionë u janë transferuar “Bechtel & Enka”/ Rexhepi: S’e kuptoj histerinë e opozitës për korridoret

    Obstruksionet dhe histeria e opozitës maqedonase ndaj projekteve të Korridorit 8 dhe 10D për zv/ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi janë të papranueshme. Sipas tij partitë opozitare po tentojnë t’i japin ngjyrë etnike një projekti që është në të mirë të të gjithë vendit, raporton TV21, përcjell Nistori.

    “Është për keqardhje kjo histeri që po shpërndahet në opinion në lidhje me projektin e Korridorit 8 dhe 10D. Fatkeqësisht partia opozitare tenton që t’i jap ngjyrë etnike këtij korridori që është e papranueshme sepse është korridor për të gjithë qytetarët, është projekt strategjik për shtetin dhe nga ky korridor do të kenë beneficione edhe shteti edhe qytetarët e MV.”- deklaroi Bekim Rexhepi – zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

    Një muaj më parë u bë përurimi i projektit të Korridorit 8, ndërsa aktualisht po vazhdon procedura e fazës përgatitore të projektit. Zv/ministri Rexhepi thotë se nuk dihet saktë se kur do të fillojë puna e ndërtimit të korridoreve në terren. Këtë vlerësim e japin kompanitë “Bechtel & Enka”, tha ai.

    “Janë transferuar 117 milionë euro në bazë të programit të qeverisë dhe ato mjete janë mjete për të bërë parapërgatitje, mobilizimin e resurseve njerëzore makinerinë, vendosjen e kampeve e kështu me radhë. Njëkohësisht pas kësaj do të fillohet me incizimin, regjistrimin e traseve, planeve urbanistike, projektin bazë dhe pastaj fillohet me punë konkrete në terren.”- tha Bekim Rexhepi – Zv/Ministër i Transportit Dhe Lidhjeve

    Projekti dhe të gjitha fazat janë transparente deklaroi Rexhepi në emisionin “10 Minuta”, ndërsa demanton pohimet e opozitares VMRO-DPMNE, se qeveria do të duhet t’i paguaj gjoba kompanive Bechtel dhe Enka.

    Rexhepi: VMRO-DPMNE-ja po tenton t’i japë ngjyrë etnike projektit të Korridorit 8

    Rexhepi akuzoi VMPRO-DPMNE-në se po tenton t’i japë ngjyra politike projektit të Korridorit 8-të. Ai tha se kjo është e papranueshme sepse ky është një projekt për të gjithë qytetarët.

    “Ne fillojmë një projekt shumë të rëndësishëm për shtetin, ndërsa është për t’u habitur e gjithë kjo histeri nga opozita për korridorin 8 dhe 10 D. VMRO-DPMNE-ja po tenton t’i japë ngjyrë etnike projektit të korridoreve dhe kjo është e pa pranueshëm, sepse ky është një korridor për të gjithë qytetarët dhe një projekt i jashtëzakonshëm për vendin tonë”- tha zëvendësministri Rexhepi.

    Nuk ka fuqi që mund ta pengojë projektin e korridoreve 8 dhe 10D

    Duke folur për projektet e korridoreve 8 dhe 10D, tha se nuk ka më fuqi që mund t’i ndalojë këto projekte edhe pse opozita në mënyrë konstante bën obstruksione duke bllokuar ndryshimet e ligjeve në Kuvend.

    “Nuk ka fuqi që mund ta pengojë projektin e korridoreve 8 dhe 10D. Mund ta ngadalësojnë duke penguar ligjet që duhet të kalojnë në Kuvend dhe obstruksionet që po bën opozita maqedonase janë të papranueshme. Ky nuk është projekt i partisë në pushtet, por është një projekt në të mirë të qytetarëve. Prandaj bëj apel që këto ligje të kalohen sa më shpejt në Kuvend, sepse do të kemi përshpejtim të realizimit të këtij projekti.”- tha Rexhepi.

    Rexhepi mohon se Qeveria do t’i paguaj gjoba kompanive Bechtel dhe Enka

    Rexhepi ka demantuar pohimet e opozitares VMRO-DPMNE se, qeveria do të duhet t’i paguajë gjoba kompanive Bechetel dhe Enka.

    “Nuk ka gjoba në këtë projekt, gjoba ne nuk do të paguajmë. Bëhet fjalë vetëm për çështje kohe, do përshpejtohen punimet apo jo. Në kontratë nuk janë paraparë gjoba, por mund të kemi shtyrje të afatit.”- tha Rexhepi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    TEPRICË GRURI NË HAMBAR | Fermerët në RMV kërkojnë blerje nga shteti

    Lajmi i rradhës

    Krijohet “Rrjeti Rajonal i Mësimdhënësve për Gjithëpërfshirje”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë