Mid’hat Frashëri si politikan, diplomat dhe publicist

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përcolli sot faktet më të rëndësishme mbi figurën e Mid’hat Frashërit, një nga personalitet e diplomacisë shqiptare në periudhat më të vështira të kombit shqiptar, ndërsa kemi hyrë në nëntorin e Ditës së Flamurit.

    Mid’hat Frashëri la gjurmë të pashlyera si politikan,diplomat dhe publicist në disa nga periudhat më kritike për kombin shqiptar. Në kohën kur Shqipëria kërcënohej të copëtohej nga shtete ballkanike, Mid’hati ishte një ndër delegatët që firmosën deklaratën e pavarësisë në Vlorë dhe u zgjodh anëtar i qeverisë së përkohshme të Vlorës. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai botoi me dhjetëra shkrime në gazeta evropiane të kohës për të bërë të njohur Shqipërinë dhe çështjen e saj, që rrezikonte të humbiste pavarësinë dhe integritetin territorial në bisedimet për paqen pas luftës.

    Në vitet 1919-1920, Mid’hat Frashëri u emërua anëtar i delegacionit qeveritar në Konferencën e Paqes në Paris, por dhe si përfaqësues i zërit të “Vatrës” në këtë konferencë. Në nëntor të vitit 1920, ai u emërua kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve, ku qëndroi deri në vitin 1922. Gjatë kësaj kohë ai u ngarkua me punë pranë Republikës Franceze. Në vitet 1923-1926, Mid’hat Frashëri, u emërua ministri i parë fuqiplotë shqiptar në Athinë. Ai, gjatë këtij mandati trajtoi me profesionalizëm të spikatur dhe përkushtim kombëtar problemet e nxehta të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vende fqinje. Nga 1926, ai iu përkushtua jetës së tij personale dhe si shkrimtar e publicist duke krijuar një bibliotekë të rrallë për nga pasuria e saj. Në videon e publikuar nga Xhaçka, dëgjohet zëri i Mid’hat Frashërit, kur thotë se: “Pushtimi i Shqipërisë prej komunistëve dhe largimi i aleatëve nga toka jonë, detyroi shumë shqiptarë që të marrin rrugën e mërgimit”./atsh/

    Lajmi Paraprak

    Krijohet shumica e re parlamentare | VMRO-ASH&AAA – Lëvizja Besa dhe E majta bëhen bashkë

    Lajmi i rradhës

    Koha më e përshtatshme për të ecur kundër mbipeshës

    Lajme tjera

    Poezi për vdekjen

    Inger ChristensenPërktheu: Qerim Raqi Asgjë s’ ka ndryshuarka ditë që qëndrojpara letrës porasgjë nuk ndodh *jam si një…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë