‘Kriset’ zinxhiri i madh botëror i pedofilisë: 1,600 persona të dyshuar

    Foto ilustruese

    Policia në Gjermaninë e Jugut ka përfunduar një hetim në rastin e zinxhirit pedofil dhe i dorëzoi zyrës së prokurorit të shtetit materialin hetimor me të dhëna për mbi 1,600 të dyshuar.

    “Bazuar në raport, mjekësia ligjore dixhitale monitoroi shkëmbimin e materialit pedofil përmes një platforme mesazhesh për pesë muaj,” tha Dominik Stigler i Departamentit të Policisë Amberg.

    Bazuar në të dhënat e mbledhura, mbi 1,600 njerëz në Gjermani, Zvicër, Francë, Austri dhe SHBA dyshohen se kanë shkëmbyer materiale pedofile, njoftoi policia gjermane.

    Ata përballen me të paktën një vit burg. 

    Sipas një deklarate të policisë, shumë pjesëmarrës në grupe të mbyllura të ndarjes së materialeve janë të mitur.

    “Përveç njerëzve që janë të prirur për pedofili, shpesh janë fëmijë dhe të rinj që dërgojnë pa kujdes fotografi të tilla përmes grupeve të komunikimit dhe kështu kryejnë krime,” tha Peter Krimer nga policia e Ambergut.

    Në muajt e fundit, Gjermania është tronditur nga disa skandale të mëdha që përfshijnë abuzimin seksual të fëmijëve dhe shpërndarjen e materialit pedofil.

    Lajmi Paraprak

    Një dorëshkrimi i rrallë arvanitas, në arkivën e bibliotekës së Kalivias

    Lajmi i rradhës

    Paralajmërohet dislokimi i Rusinos në 2025

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë