Kriza e energjisë, Rusia: Ne nuk e përdorim gazin si armë

    Bota është në prag të një krize të re, që lidhet me energjinë. Këshilltari i Presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha të enjten se “Rusia ka një histori të përdorimit të energjisë si një mjet shtrëngimi, si një armë politike” duke e akuzuar për krizën.

    Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov tha se Moska nuk ishte dakord me komentet. “Ne jemi të bindur se ky është një vlerësim i gabuar” tha Peshkov në një konferencë shtypi.

    Ai gjithashtu tha se ishin Shtetet e Bashkuara që, duke vendosur sanksione, tani po kërcënonin të kontribuonin në çekuilibrimin e tregut evropian të energjisë.

    Lajmi Paraprak

    Ulet mosha e grave të prekura nga kanceri në gji

    Lajmi i rradhës

    Rama befason me deklaratën për bashkimin me Kosovën, tregon nëse do që ai të jetë një ditë drejtuesi i dy vendeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë