Kriza e gazit, Von der Leyen: Vendet anëtare të BE-së të ulin konsumin me 15 për qind

    “Duhet të jemi të përgatitur për një ndërprerje totale të furnizimit me gaz rus”.

    Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e cila gjatë fjalimit të saj në forumin e Bled iu kërkoi vendeve anëtare të Bashkimit Europian të ulin me 15% konsumin e gazit.

    Zyrtarja e lartë europiane shtoi se kontinenti duhet të marrë masa për t’u shkëputur nga varësia e Moskës.

    “Jemi duke diversifikuar furnitorët tanë me shpejtësinë e dritës dhe jemi duke ulu në mënyrë graduale nevojën për gaz importi”, përfundoi Von der Leyen./A2CNN/

    Lajmi Paraprak

    Sonte në Tetovë: “Full time”, filmi që shfaq përpjekjet e gruas Xhuli për të qenë vetvetja

    Lajmi i rradhës

    Transport pa dokumentacion përkatës, dënime për kompanitë e autobusëve nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë