Kriza energjetike | Banorët e Ohrit dhe Strugës furnizohen me dru

    Fotografia është ilustruese

    Për shkak të frikës nga kufizimet e energjisë elektrike këtë dimër, shumë qytetarë po i zëvendësojnë ngrohëset elektrike me ngrohje me dru. Kërkesa për dru zjarri në Ohër është rritur, thonë nga Pyjet Kombëtare. Atyre u kishin mbetur vetëm 300 metra dru zjarri. Por, thonë se do t’i plotësojnë sasitë në varësi të motit.

    “Për momentin kemi një kërkesë të madhe nga njerëzit që përdorin burime të tjera energjetike për ngrohje në shtëpitë që përdorin rrymë, peleta, por janë të lidhura edhe me rrymë, shumë konsumatorë që kanë ardhur kanë thanë se nuk kanë blerë dru për më shumë se dhjetë vjet, tani vijnë dhe thonë le të blejmë disa metra dru që t’i kemi, që të mos ndodhë diçka me krizën energjetike në vend. Në këtë moment qytetarët nuk zgjedhin dru zjarri, i blejnë ato që janë në depo.”- deklaroi Sllavço Golaboski, drejtor i Pyjeve Kombëtare – dega Ohër.

    Ndërkaq nga komuna e Ohrit thonë se janë të gatshëm t’i zbatojnë masat kufizuese për kursimin e energjisë elektrike nëse një gjë e tillë kërkohet.

    “Janë parashikuar pesë shkallë reagimi. Shkalla e parë 5 deri në 10 për qind nëse nuk ka energji, dhe shkalla e pestë është mbi 40 për qind. Ato kompetenca janë përjashtimi i reklamave, reduktimi i ndriçimit publik dhe rrugor, deri te reklamat dhe funksionimi i sigurt i qytetit. Reduktimi i ndriçimit të vitrinave si dhe minimizimi i trupave ngrohës si dhe ngrohja shtesë e ambienteve afariste”- pohoi Zdravko Petreski – Këshilltar për energji dhe energjetikë në Komunën e Ohrit.

    Për të kursyer energjinë elektrike në Strugë do të riorganizohet puna e shkollave.

    Komuna e Strugës

    “Riorganizimi i orarit të mësimit në mënyrë që të kursehet energjia elektrike dhe në të njëjtën kohë të kursehet buxheti i shkollës. Praktika e deritanishme ka dëshmuar se mësimi me nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën i mbajtur në mëngjes zgjat shumë më pak se mësimi i nxënësve nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, të cilët kanë më shumë orë. Me rotacionin e planifikuar besojmë se mësimi në të dyja turnet do të përfundojë më herët”.

    Më 10 nëntor, qeveria solli dekret për shpalljen e krizës energjetike. Për monitorimin e situatës po krijohet Komisioni për gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Cilët ministri mendohet se Zaevi ia ka ofruar Alternativës!

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Zaevi është peng i Ali Ahmetit dhe i Artan Grubit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë