RMV, 739 ndërtime pa leje vetëm në vitin 2021

    Gjatë vitit 2021, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 739 objekte të ndërtuara pa leje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror i Statistikave.

    Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 210 objekte për banim (28,4 për qind), 102 rindërtime, mbindërtime dhe adaptime (13,8 për qind), 73 objekte afariste (9,9 për qind), 29 garazhe (3,9 për qind), 128 rrethoja (17,3 për qind), 6 shkallë (0,8 për qind), 6 terraca (0,8 për qind), 6 terraca verore (0,8 për qind), 71 tenda (9,6 për qind), 23 objekte të përkohshme (3,1 për qind) dhe 85 objekte ndihmëse (11,5 për qind).

    Numri më i madh i objekteve të ndërtuar pa laje (95,7 për qind) janë në pronësi private.

    Lajmi Paraprak

    Krizën e çmimit të rrymës do ta ndjemë në dimër!

    Lajmi i rradhës

    70 për qind e nxënësve të klasës së nëntë janë regjistruar në shkolla profesionale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë