Kroacia me sistem të ri të pagesës së tarifave të rrugës

    Pika kufitare Batrovci ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

    Kroacia, e cila si një vend ku turizmi është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, është kritikuar prej vitesh për sistemin e vjetër dhe joefikas të pagesës së tarifave të rrugës që shkakton kolona dhe pritje të gjata. Tani kjo duhet të marrë fund.

    Autoritetet kanë filluar vendosjen e sistemit të ri të pagesës së tarifave në të gjitha autostradat e vendit (më shumë se 1400 km), përfshirë ato operuar nga “Hrvatske Autoceste”, “Bina Istra” dhe “Autocesta Zagreb–Macelj”.

    Ky sistem i ri quhet Crolibertas dhe është një projekt i madh teknik dhe infrastrukturor që përfshin:

    vendosjen e 212 portaleve përgjatë rrjetit të autostradave;

    instalimin e pajisjeve të avancuara teknologjike (kamera dhe antena);

    testime të plota të funksionimit të sistemit para futjes në përdorim.

    Ueb‑faqja zyrtare e sistemit është publikuar dhe në dispozicion të publikut, dhe informacionet rreth funksionimit do të përditësohen atje.

    Sistemi pritet të jetë i gatshëm për përdorim në fillim të marsit 2027, dhe do të mundësojë lëvizje të lirë të automjeteve pa ndalje për të paguar tarifën e rrugës.

    Sistemi do të përdorë dy teknologji kryesore:

    Njësitë ENC në automjet – pajisje elektronike që regjistron dhe paguan tarifën automatikisht;

    Njohje automatike e targave me kamera – ku sistemi lexon targa dhe lidh pagesën me informacionet e regjistrimit të mjetit.

    Kjo do të eliminojë nevojën për të ndaluar në kabina tarifash dhe do të përmirësojë rrjedhën e trafikut. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    OKB paralajmëron kolaps financiar

    Lajmi i rradhës

    Politikani rastësor dhe karriera e dyshimtë politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë