KRRE i rrit çmimet e derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.62% në raport me vendimin e datës 25.05.2021, përcjell Nistori.

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rriten për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,262 den/kg dhe do të jetë 33,881 den/kg.

    Nga data 1.6.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 67,50 (denarë/litër)
    Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 69,50 (denarë/litër)
    Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 60,00 (denarë/litër)
    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 59,00 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU 33,881 (denarë/kilogram).

    Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,262%.

    Lajmi Paraprak

    Ç’të bësh?

    Lajmi i rradhës

    Historia e veçantë e ‘Urës së Mesit’ në Shkodër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë