Nediq: Një qeveri e përgjegjshme do të mund të na nxirrte nga kjo situatë me korrupsionin

    Profesoresha universitare Jasna Baçovska – Nediq në “360 Gradë”, derisa komentoi rezultatet e hulumtimit të “Tim Institut”, ku 78 për qind e të anketuarve thonë se korrupsioni i imët në vend është shumë i përhapur, thotë se mënyra e vetme për dalje nga kjo situatë, mes tjerash është një Qeveri e përgjegjshme, përcjell Nistori.

    “Zgjidhja është në ngritjen e vetëdijes, në funksionimin e shtetit, gjyqësorit, por jemi dëshmitar të asaj se ky është një rreth magjik. Ka shumë faktor sociologjik, historik, por nevojitet dhe vullnet politik. Ardhja në pushtet e disa njerëzve të përgjegjshëm të cilët do të mund të kujdeseshin për vënien e sistemit”, tha Baçovska-Nediq. 

    Spasovski: Rebelimi i të rinjve nuk është i orientuar drejtë ndryshimit të sistemit korruptiv

    Për profesorin e psikologjisë Ognen Spasovsli, rezultatet nga hulumtimi të realizuar nga “Tim Institut”, për “360 Gradë”, janë alarmante sepse gjeneratat e reja janë kategoria me numrin më të lartë të cilët do t’i qaseshin korrupsionit të imët, kjo sipas tij në një far forme paraqet një tregues negativ, për shkak se bëhet fjalë për kategorinë e cila më fuqishëm duhet ta luftojë këtë dukuri.

    “Për të rinjtë është më tipike rebelimi, fryma revolucionare e kështu me radhë, por këtu nuk shohim, rebelim apo mos pranim të standardeve në kuptimin pozitiv, në kumtim të ndryshimit të këtij sistemi korruptiv, por për fat të keq, gjejnë mënyrën e tyre, në kuptimin negativë se si të vijnë deri tek ajo që e dëshirojnë”, tha Spasovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rënia e madhe e çmimit të gazit

    Lajmi i rradhës

    Ksamili, i preferuari i britanikëve | Destinacioni i tretë në listën e 20 më të kërkuarave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë