Ndërroi jetë edhe shoferi, tre viktima nga aksidenti i djeshëm në Kërçovë

    Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm në Zajaz të Kërçovës. Jetë ka ndërruar shoferi i veturës Golf, 78-vjeçari me iniciale A.I. Informacionin e kanë konfirmuar nga SPB-Ohër.

    Ndryshe, nga aksidenti i njëjtë ndërruan jetë dy pasagjerët e veturës golf, 54-vjeçarja me iniciale T.V. nga Tetova dhe 75-vjeçarja me iniciale S.C., gjithashtu nga Tetova.

    Aksidenti ka ndodhur në ora 09:15, ku një automjeti i tipit “Mercedes”, që po drejtohej nga 58-vjeçari M.I. u përplas me veturën “Golf”./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Moti sot

    Lajmi i rradhës

    KShZ publikon mandatet e këshilltarëve që do të kenë partitë në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë