Qyteti i Shkupit përfundimisht me masa konkrete për ajrin e ndotur

    Qyteti i Shkupit përmes një komunikate akuzon se më së paku është e turpshme që Petre Shilegov, njeriu i cili për katër vite nuk ndërmori asnjë masë sistematike për t’u ballafaquar me ajrin e ndotur, problem ky që prek drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve, tani përmes postimeve në Fejsbuk të ankohet për gjendjen në të cilën ai e solli Shkupin.

    “Petre Shilegov kishte shansin të bëjë diçka në këtë fushë për katër vjet, por në vend të zgjidhjeve, Shkupi është një nga qytetet më të ndotura në botë. Njeriu që si masa konsideronte kushtet atmosferike dhe nëse era do ta pastronte ajrin, nuk duhet kurrsesi t’i lejojë vetes të flasë për këtë temë”, theksohet në kumtesë.

    Qyteti i Shkupit përfundimisht po merr masa sistematike dhe konkrete për t’u ballafaquar me një nga problemet më të mëdha të qytetarëve, ajrin e ndotur. Ndryshe nga vitet e kaluara kur në këtë fushë nuk bëhej pothuajse asgjë, administrata e re e qytetit këtë çështje të nxehtë për banorët e Shkupit e ka vendosur si një nga prioritetet më të mëdha.

    Pikërisht për këtë, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, në fillim të mandatit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, u fillua me pastrimin intensiv të deponive të paligjshme, ku digjeshin mbetje dhe mbeturina ndërtimore, të cilat ndikojnë në ndotjen e ajrit. Për herë të parë shqiptohen pa asnjë dallim dënime drakoniane për rrezikimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

    Aktualisht jemi duke punuar në një zgjidhje sistematike gjithëpërfshirëse me masa plotësuese për të siguruar cilësi më të lartë të jetës dhe ajër më të pastër, diçka që nuk është bërë vitet e fundit dhe që rezulton me ajër vazhdimisht të ndotur në Shkup.

    Lajmi Paraprak

    Ousmane Dembele, dërgon mesazh Barcelonës mes interesimit të Juventusit dhe Unitedit

    Lajmi i rradhës

    Kthimi i 17 milionë eurove nga Sead Koçan, gjithnjë e më i vështirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë