Kultura sipas “Ballkanit të Hapur”

    Me shfaqjen e parë të një teatri maqedonas, Teatrit të Manastirit, në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë “Arturo Ui”, me regji nga Qëndrim Rijani mes dy vendeve është konkretizuar bashkëpunimi kulturor sipas agjendës së “Ballkanit të Hapur”. Ministrja e Kulturës, Bisera  Kostadinovska-Stojçevska në takimin me ministren shqiptare Elva Margariti kanë diskutuar për aktivitetet e ardhshme që ofrojnë mundësi për thellimin e marrëdhënieve dhe për zhvillimin e rajonit drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta në proceset integruese evropiane.

    Qëllimi i “Ballkanit të Hapur” është forcimin, rritja, zgjerimi dhe lehtësimi i bashkëpunimit rajonal, si dhe promovimi i diversitetit kulturor dhe dialogut ndërkulturor mes tre vendeve – Maqedonisë Shqipërisë dhe Serbisë, trekëndëshit të ri kulturor të bashkëpunimit.

    “Në takim u diskutua edhe për koordinimin në procesin e menaxhimit të Rajonit të Ohrit, si dhe për iniciativat dhe projektet e përbashkëta për mbrojtjen e vijës bregdetare të Ohrit si vlerë e përbashkët. Në drejtim të realizimit të rekomandimeve të UNESCO-s, dy ministret ranë dakord që të intensifikohen takimet e komitetit dypalësh për menaxhimin e pellgut të liqenit të Ohrit, me qëllim gjetjen e mekanizmave për afirmimin dhe sjelljen e rëndësisë së statusit të Rajonit të Ohrit në UNESCO për publikun e gjerë”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës. Dy ministrat theksuan gjithashtu nevojën për shfrytëzimin më të madh të fondeve të ofruara nga UNESCO dhe u bënë thirrje të gjithë atyre që plotësojnë kushtet të aplikojnë në thirrjen e zgjeruar të UNESCO-s, Këshillit Britanik dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor për “Kultura dhe Kreativiteti, projekti për Ballkanin Perëndimor i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili për organizatat zgjat deri më 31 maj dhe për personat fizikë deri më 15 maj.

    Trekëndëshi i bashkëpunimit në kulturë, i  përcaktuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit që u nënshkrua në Shkup pak muaj më parë, në nëntor të vitit të kaluar pasiguruar mundësinë e financimit sipas një bazë solide me fondet e BE-së. Kjo marrëveshje synon të  përmirësojë  lidhjet dhe marrëdhëniet e qytetarëve të tre vendeve përmes kulturës dhe artit dhe për të kontribuuar për një Evropë të pasur kulturalisht dhe të larmishme.

    Procesi i kthimit të ikonave të trafikuara në Shqipëri filloi me dorëzimin simbolik gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ndërkohë që ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për kthimin e ikonave të eksportuara ilegalisht në vendin e origjinës është në procedurë parlamentare të miratimit/koha/

    Lajmi Paraprak

    Kodi zgjedhor duhet të obligojë politikanët në RMV të dalin në debate

    Lajmi i rradhës

    Maqedonasit deklarohen si shqiptarë për t’u punësuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë