Kur do të përfundojë ky cikël i vazhdueshëm i zgjedhjeve të parakohshme në RMV?!

    Në dy vitet e gjysmë që vijojnë nuk duhet të kemi zgjedhje, pat thënë kryeministri Zoran Zaev në “Clik Plus”. Ai konsideron se në vend të zgjedhjeve, duhet të përqendrohemi tek ekonomia. Sipas tij, duhet ta sjellim Evropën në shtëpi dhe vendin ta bëjmë si Zvicër në Ballkan. Problemi me Greqinë, NATO-ja, një shoqëri për të gjithë, të gjitha këto bëhen që të ketë një standard më të mirë ekonomik.

    “Nëse i prishim këto 2 vite e gjysmë që janë para nesh, mendoj se do t’i qëlloj vetes në të dyja këmbët, sepse ky cikël i pafund zgjedhjesh nuk është i mirë për askënd. Unë si politikan do të mbështes që këto dy vite e gjysmë të jenë të sigurta. Nuk është fundi këtu, Qeveria, Parlamenti, komunat ekzistojnë për qytetarët, për ekonominë, për gjithçka”, tha Zaev.

    Nga ana tjetër opozita është i mendimit se populli është “i lodhur” nga kriza, e jo nga zgjedhjet. Mënyra e vetme për dalje nga kriza është organizim i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, zgjedhjet lokale janë tregues se populli dëshiron ndryshime. Nga kjo parti shtojnë se populli e ka humbur besimin për shkak se askush nuk ka marrë përgjegjësi për 60 jetët e humbura për më pak se 3 muaj. Para disa ditësh VMRO-DPMNE porositi se zgjedhje të parakohshme patjetër duhet të ketë në qoftë se më 14 dhjetor Maqedonia nuk merr datë për nisje të bisedimeve me BE.

    “Populli do të vendosë. Zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ketë, sepse ky koalicion plasteline është i paqëndrueshëm që të mund të punojë në interes të qytetarëve”, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

    Analisti Gazmend Ajdini thotë se matematika është shumë e thjeshtë dhe e qartë. Vetëm nëse BDI-ja vendos të ketë zgjedhje të parakohshme, atëherë kjo do të ndodhë.

    “Nëse vendos BDI-ja. Këto zgjedhje do të varen vetëm nëse kështu vendos BDI-ja. VMRO-DPMNE-ja dëshiron zgjedhje, “E Majta” dëshiron zgjedhje dhe u konvenon, por vetëm në rast se BDI-ja vendos të ketë 61”, vlerëson Ajdini.

    Ndryshe, sipas numrit të deputetëve, nëse një propozim i tillë vendoset në votim, BDI-ja është partia e cila do ta ketë fjalën e fundit – nëse do të ketë apo jo zgjedhje. /TV/21

    Lajmi Paraprak

    Vlerësimi i diturisë sipas fesë Islame

    Lajmi i rradhës

    Kërçova me ajrin më të ndotur në vend, vijon Tetova e më pas Gostivari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë