Në Maqedoni mungojnë molerët, elektricistët, hidraulikët

    Viteve të fundit për shkak të migrimit masiv të të rinjve ka një rënie të dukshme të zejtarëve në Dibër. Dibra sot ka mungesë të hidraulikëve, elektricistëve, muratorëve, kuzhinier, moler, rrobaqepësve, frizerëve, etj. Një situatë e këtillë ka sjell shumë probleme për banorët e komunës Dibër. Sot dibranët të cilët kanë nevojë për zejtar të ndryshëm për shkak të punimeve nëpër shtëpitë e tyre ose riparimet që realizohen për nevojat e ndryshme, janë të detyruar të presin me afate të gjata për realizimin e punimeve. Sipas tyre mungesa e shumë zejtarëve shkakton probleme të përditshme. Me javë të tëra priten zejtarët të cilët u nevojiten qytetarëve për aktivitetet të ndryshme. Më parë kur pati një ulje të migrimit, Dibra kishte një numër të madh të zejtarëve, por sot situata është krejtësisht ndryshe.

    Tani kur gjendemi në sezonin pranveror dhe qytetarët dibran realizojnë aktivitetet e tyre për të bërë riparime në këtë vit dhe për të realizuar aktivitete të tjera, janë të detyruar një kohë të gjatë të presin zejtarët që u duhen. Agim. B nga Dibra i cili është drejt përfundimit të punimeve në shtëpinë e tij individuale, thotë se më se një muaj pret që punët elektriciste t’i realizojë një zejtar i njohur dibran. Punojnë vetëm disa elektricistë të cilët për shkak të aktivitete të shumta nuk janë të lirë.

    “Prandaj jam duke pritur që të lirohet elektricisti dhe të fillojë të vendos sistemin elektrik në shtëpi”, thotë Agimi.

    Mungojnë edhe hidraulikët. Në lagjen e re të Dibrës ku ndërtohen shtëpi individuale dy fqinjë të cilët ndërtojnë shtëpi të reja thonë se një kohë të gjatë presin ardhjen të një hidrauliku.

    Sipas tyre mungesa e hidraulikëve dukshëm ka zgjatur afatet të përfundimit të punimeve të brendshme në shtëpitë e reja të Atnanit dhe Bekimit.

    Duke pritur ceremonitë dhe dasmat e shumta që realizohen në Dibër, ka qytetar të cilët riparojnë gardërobën e tyre solemne. Riparimi zgjat shumë kohë meqë aktualisht në Dibër ka vetëm një numër të vogël të rrobaqepësve. Një nga rrobaqepësit dibran i cili kryesisht merret me riparime të teshave, thotë se shumë bashkëqytetarë të tij të cilët kanë kërkuar riparime të gardërobës që kanë sjell në rrobaqepësi, presin me javë.

    “Kemi ngelur shumë pak rrobaqepës dhe kërkesat për riparime janë shumë të mëdha”,  thotë ai.

    Në bisedën që patëm me pronarët e restoranteve të cilët aktualisht përgatiten për sezonin e dasmave, u informuam se një nga problemet kryesore është angazhimi i kuzhinierëve. “Për një dasmë një kuzhinier paguhet 150 euro, por është shumë rëndë t’i gjesh kuzhinierët meqë një pjesë e tyre vitin e kaluar dhe sivjet ka migruar në Gjermani. Prandaj do të jemi të detyruar që për shkak të numrit të madh të dasmave të angazhojnë kuzhinier dhe persona të tjerë për nevojat e restorantit nga Shqipëria”,, thonë ata. Situata është problematike edhe me molerët. Me muajin maj dhe qershor, pjesa dërmuese e dibranëve bëjnë lyerjen e shtëpive dhe banesave. Por ata që lyejnë banesa, janë të detyruar të presin me javë molerët. Çmimet të lyerjes këtë vit pothuajse janë dyfishuar. Por, edhe përkundrejt çmimeve të larta, është shumë problem të gjesh moler.

    Migrimi i shumë zejtarëve nga Dibra për në shtete të Evropës dhe kryesisht në Gjermani ka shkaktuar probleme të shumta për qytetarët dibran. Por, pritet që ky problem të acarohet duke marrë parasysh se shumë kompani gjermane ofrojnë kushte shumë të mira, normalisht me pagesat e larta për zanatçi të ndryshëm. Tani kur në Gjermani kanë migruar shumë dibran, mjeshtrit të sferave të ndryshme përcaktohen që të braktisin Dibrën me qëllim që të përfitojnë mjete materiale më të larta. Edhe pse përfitimet të zejtarëve janë të larta edhe në Dibër, megjithatë mjeshtrit mendojnë se Gjermania jep më shumë mundësi për të fituar edhe më shumë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kur uji në RMV përdoret për argëtim!

    Lajmi i rradhës

    AKUZAT DHE KUNDËRAKUZAT / Nishanet e VMRO-së dhe BDI-së!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë