6 objektet që mund të shihen nga hapësira

    Toka është një vend i madh. Gjatë mijëvjeçarëve të kaluar, njerëzit e kanë mbushur atë me gjëra të mëdha, madhështore, të tilla si piramida masive, mure gjigante, qytete të shtrira dhe shumë më tepër se kaq.

    Por për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), i cili e ka “shtrirë veprimtarinë” rreth 250 milje (402.336 metra) mbi sipërfaqen e Tokës, ky planet i madh mund të duket disi i vogël. Shtëpitë, rrugët dhe ndërtesat “zhduken” të gjitha. Madje edhe disa nga konstruksionet tona më të mëdha mund të gëlltiten në vorbullat e kaltra, të bardha dhe të gjelbra, që e karakterizojnë planetin Tokë.

    Por ka disa struktura që edhe 250 milje larg janë të dukshme nga ISS. Ja disa prej tyre:

    Këto imazhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës tregojnë disa “struktura” të bëra nga njeriu, që janë të dukshme nga hapësira.

    Piramidat e mëdha të Gizës

    A mund të vëreni një grumbull hijesh të vogla trekëndëshe në qendër të kësaj fotoje? Këto hije dhe njollat e vogla poshtë tyre në të vërtetë janë disa nga konstruksionet më mahnitëse të ndërtuara ndonjëherë nga njerëzit. Ato janë tri nga piramidat e lashta egjiptiane më të njohura: Piramidat e Gizës. Më e madhja nga të tria është e gjatë gati 500 metra, por nga hapësira duket thjesht si një njollë e vogël në shkretëtirën egjiptiane.

    Dritat e qyteteve gjatë natës

    Gjatë natës, “ndotja” e qyteteve me anë të dritës i “mbyt” yjet në qiell. Por nëse i shihni disa nga këto qytete nga hapësira, dritat artificiale krijojnë një plejadë të veçantë, duke e ndriçuar zonën përreth tyre.

    Miniera e bakrit, “Kennecott”

    Miniera e bakrit, “Kennecott”, në jugperëndim të Salt Lake City, Utah, ShBA, është një nga minierat më të mëdha në botë. Ajo ka përmasa rreth 2.5 milje dhe është e thellë rreth 4.000 metra. Miniera për herë të parë e filloi punën në fund të shekullit XIX për t’i nxjerrë rezervat e arit, argjendit dhe plumbit.

    Urat

    Njerëzit kanë ndërtuar ura për një kohë të gjatë dhe vetëm sa kanë ardhur duke e përmirësuar këtë talent. Krijimi i urave ka përparuar prej krijimit të tyre prej trungjeve dhe gurëve, në ndërtimin e strukturave masive të përpunuara me kujdes prej çeliku dhe betoni, të cilat janë krijuar për të “përballuar” miliona automjete çdo vit. Kjo fotografi e urave është bërë nga astronauti Christ Hadfield gjatë rrotullimit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës mbi zonën përreth Gjirit.

    Ishujt Palma në Dubai

    Ishujt Palma përgjatë bregdetit të Dubait janë një koleksion i ishujve të bërë nga njerëzit. Për t’i ndërtuar këta ishuj, punëtorët e pastrojnë rërën nga fundi i Gjirit Persik dhe më pas e spërkasin atë për të krijuar forma që të mund të bien në sy në ujin e errët. Disa nga ishujt janë ndërtuar për t’iu ngjarë palmave. Ishulli në krye të kësaj fotoje është ende në ndërtim e sipër dhe është krijuar për të qenë pjesë e hartës së botës.

    Serrat në Almeria

    Në Provincën Almería të Spanjës juglindore, ekziston një “det” i gjerë me serra, që mund të shihen nga hapësira. Ato mbulojnë më shumë se 64.000 hektarë tokë. Miliona tonë pemë dhe perime janë rritur në këto serra për t’u eksportuar në pjesët tjera të botës.

    Ky artikull është shkruar nga:
    Ali Sundermier, raportere e shkencës në Business Insider.

    Lajmi Paraprak

    “Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

    Lajmi i rradhës

    Vendimi i Kushtetueses dhe pse duhet sistem proporcional

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë