YLLI MANJANI
Vendimi i Gjykatës Kush tetuese për shfuqizimin e herësit si koncept ndarje mandatesh, tregon se sa i kalbur është sistemi i llogaritjes së mandateve.
Herësi është vetëm një aspekt, por e gjithë formula hibride e konkurrimit me lista të çilembullura; shkërmoqjes zhvleftësuese të votës nëpër qarqe krejt pa kuptim; me demek proporcionalitetit që ka efekt maxhoritar; përçarjes me detyrim të votës kundërshtare me qëllim që kjo të bëhet bonus për njishin, janë elementët e një sistemi të PANDERSHËM, JO PËRFAQËSUES dhe prodhues i demokracisë false në vend!
Ky sistem duhet rrëzuar një orë e më parë që t’i hapet rrugë përfaqësimit real politik të shqiptarëve.
Edhe në këto zgjedhje, shqiptarët nuk kanë votuar qeverisjen moniste, por sistemi e shndërron të parin në të vetmin që sundon! Dhe kjo nuk quhet me demokraci.
Ndaj PROPORCIONAL të thjeshtë KOMBËTAR është zgjidhja e krizës së përfaqësimit politik. Këtë nuk do ta thotë Gjykata Kushtetuese, sepse nuk e ka ajo këtë detyrë. Por duhet ta themi e ta kërkojmë të gjithë nëse duam zgjedhje të ndershme dhe përfaqësim real politik të popullit.
Nëse duam që populli të jetë zgjidhësi i krizave politike dhe i pisllëqeve politike, duhet t’i kthejmë atij lirinë për të votuar me votë të barabartë në çdo cep të vendit.
PROPORCIONAL KOMBËTAR i thjeshtë dhe ndarje mandatesh vetëm në proporcion me votën që jep populli. Asnjë bonus. Kjo është zgjidhja./Panorama/