I riu u zgjua në arkivol gjersa po mbahej ceremonia për të | Shikoni shakanë mizore që ia organizuan shokët

    Me zhvillimin e rrjeteve sociale janë bërë tejet të njohura, shpeshherë edhe brutale – “prank”.

    Disa na bëjnë të qeshim deri në lot, disa na trembin dhe tjetri është ndoshta më mizori ndonjëherë!

    Nëse ndiqni me kujdes sjelljen e të riut që shfaqet në videon e mëposhtme, sigurisht që do të rrëqethni.

    E gjithë historia u shpik nga ekipi i kanalit në YouTube “TopNotch Idiots”, miku i të cilit merrte rregullisht infuzione në shtëpinë e tij. Ata dyshohet se e kanë bindur infermieren që ta vinte fshehurazi të riun në gjumë, pas së cilës i ndërruan rrobat dhe e vendosën në një arkivol.

    Njëkohësisht në kishë u organizua edhe “vigjilja” me praninë e të afërmve, të gjithë me lule dhe kurora me lule.

    Nëse besojmë se skena nuk është inskenuar, i riu zgjohet dhe del nga arkivoli i tronditur plotësisht. E shohim teksa lëkundet dhe i thërret nënës së tij, e cila gjithashtu është pjesë e mashtrimit.

    Megjithatë, të pranishmit bëjnë sikur nuk e vënë re, gjë që e çmend të riun.

    Fatmirësisht, drama nuk zgjati shumë. Në momentin që po fliste me burrin e radhës së parë, ai u “fshikullua” dhe ky ishte sinjali që të gjithë të fillonin të duartrokisnin dhe të qeshnin me të madhe.

    Lajmi Paraprak

    Policia merr shënime me dorë në vendkalimin kufitarë Qafë Thanë – nuk punon sistemi

    Lajmi i rradhës

    A dalin probleme nga kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë