Më shumë se një mijë gjuhë mund të zhduken

    Deri në fund të këtij shekulli, më shumë se një mijë gjuhë mund të zhduken, paralajmërojnë studiuesit.

    Të paktën ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti Kombëtar Australian (ANU), i botuar në revistën online Nature Ecology and Evolution, i cili zbuloi se rreth gjysma e gjuhëve ekzistuese në botë janë të rrezikuara dhe 1500 të tilla mund të zhduken deri në fund të këtij shekulli.

    Studiuesit mendojnë se një nga arsyet themelore që çon në zhdukjen e tyre është krijimi i hapësirave të reja infrastrukturore që krijojnë lehtësi akoma më të madhe në komunikimin e etnive të ndryshme. Ata thonë se janë 7 mijë gjuhë të njohura në botë, por shumica e tyre rrezikojnë të zhduken së shpejti.

    Nëse nuk kontrollohet numri i gjuhëve të rrezikuara, atëherë numri i tyre mund të trefishohet. Mund të humbasim një gjuhë çdo muaj”, thanë autorët e studimit.

    Prandaj, ekspertët këshillojnë hartimin e kurrikulave për mësimin e dy gjuhëve, me qëllim inkurajimin e mësimit të gjuhëve indigjene, si dhe përdorimin e gjuhëve dhe dialekteve rajonale.

    Studiuesit kanë gjetur edhe shkakun sipas tyre themelor që rrezikon ekzistencën e këtyre gjuhëve. Mes këtyre shkaqeve është, për shembull, infrastruktura rrugore e zhvilluar mirë.

    Kemi zbuluar se sa më shumë rrugë të ketë, aq më i lartë është rreziku i zhdukjes së disa gjuhëve”, tha Lindell Bromham, një nga autorët e studimit. Shpjegimi është i thjeshtë: lidhjet rrugore mes disa zonave rurale me ato urbane ndihmojnë gjuhët dominuese lokale të “vrasin” gjuhët më të vogla.

    Studimi përmban gjithashtu të dhëna mbi ruajtjen e gjuhëve të rrezikuara të popujve indigjenë në Australi. Sipas bashkëautores së studimit, Felicity Mickings, vetëm 40 nga 250 gjuhët e mëparshme indigjene kanë mbetur sot, nga të cilat më shumë se 10 nuk ka gjasa t’u trashëgohen pasardhësve të sotëm.

    Sipas saj, shumë nga gjuhët që rrezikojnë të zhduken në këtë shekull, mund të përdoren ende.

    Kjo do të thotë se ne kemi ende mundësinë për të investuar në komunitete individuale për të rigjallëruar gjuhët indigjene dhe për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm”, shtoi ajo, duke iu referuar 10 viteve të ardhshme, të cilat do i kushtohen ruajtjes së gjuhëve indigjene nën kujdesin e UNESCO-s nga 2022 deri në 2032.

    Me këtë iniciativë, Kombet e Bashkuara, duan të kontribuojnë në ruajtjen e diversitetit gjuhësor në botë./TCH/

    Lajmi Paraprak

    Si ndikojnë tek ne komplimentet që japim dhe marrim

    Lajmi i rradhës

    Ulëritëse, klasa politike e ka kthyer punësimin në shtet si strofkull për farefisin e vet | Kaos me rrogat, shoferi paguhet tre herë më shumë se mjeku

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë