Si ndikojnë tek ne komplimentet që japim dhe marrim

    Njerëzit shpesh hezitojnë të bëjnë komplimente duke menduar se fjalët në ajër s’kanë shumë vlerë dhe se janë veprimet që flasin të vërtetën. Gjithsesi, të marrësh dhe të japësh komplimente është terapi pozitive, pasi ndikon tek humori i secilit prej nesh. Si do thoni ju?

    1. Komplimentat janë njësoj si ushqimi 

    Ashtu siç ndjejmë nevojën për t’u ushqyer çdo ditë, ashtu ndjejmë edhe dëshirën për të marrë komplimente shpesh. Sipas studimeve, njerëzit që u komplimentuan për çdo ditë të javës, edhe ditën e fundit u ndjenë njësoj mirë si ditën e parë kur dëgjuan fjalë të bukura. Ndryshimi i humorit pas fjalëve, është i sigurtë.

    2. T’i flasësh me fjalë të mira punonjësve, do t’i bëjë të ndihen shumë më mirë.

    Sigurisht që qëllim shumë i rëndësishëm për të cilin punojmë është paga në fund të muajit, por çfarë ndikon mjaftueshëm tek punonjësit është gjendja e tyre emocionale. Duke i komplimentuar, mund të ndihen më të aftë dhe më në gjendje të marrin përgjegjësi dhe të realizojnë me sukses detyra të ndryshme. Bëjini të ndihen të vlerësuar pasi kështu do t’i motivoni dhe do t’i minimizoni streset në ambientin e punës që mund të vijnë për arsye nga më të ndryshmet.

    3. Komplimentet ndikojnë tek rritja e këmbënguljes së dikujt

    Siç e thamë, fjalët e mira janë motivim për shumë njerëz që mund të gjenden në sfidën e radhës, në vështirësi apo në një moment delikat kur mendojnë se nuk janë të aftë. Duke i bërë komplimente, ju i motivoni për të ecur para dhe i jepni kurajo për të vlerësuar më shumë veten.

    4. Të bësh komplimente të bën të ndihesh më mirë sesa të marrësh

    Ndonëse kjo varet dhe nga personi, një kompliment në përgjithësi i ngjan një vepre të mirë. Ti sapo ke krijuar një ndërveprim pozitiv me dikë, pra ndikove tek buzëqeshja e dikujt dhe kjo duhet të vlejë shumë. Të bësh mirë, të japësh kur vërtetë e ndjen të ndihmon ty të ndihesh edhe më mirë sesa të marrësh diçka në këmbim. /Bright Side/

    Lajmi Paraprak

    “Dhe unë të mendoj po s’të kërkoj”

    Lajmi i rradhës

    Më shumë se një mijë gjuhë mund të zhduken

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë