Një miliarder rus thotë se “nuk di si të jetojë” pasi u godit nga sanksionet

    Oligarku rus Mikhail Fridman, i cili aktualisht jeton në Mbretërinë e Bashkuar tha në një intervistë se “nuk dinte si të jetonte”, tri javë pasi u vu nën sanksione.

    Fridman, i cili ka një pasuri neto prej 10.1 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, u sanksionua nga Bashkimi Evropian më 28 shkurt dhe nga Britania e Madhe më 15 mars, përcjell Telegrafi.

    Ai i përshkroi sanksionet e BE-së si “të pabaza dhe të padrejta” në atë kohë dhe tha se do t’i kundërshtonte ato.

    Që kur filloi pushtimi i Ukrainës, pasuria e Fridman ra me 4 miliardë dollarë, raportoi Bloomberg.

    “Unë nuk di si të jetoj”, tha Fridman për Bloomberg. “Unë nuk e di. Unë me të vërtetë nuk e di”.

    Fridman, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ka një kompensim prej 2,500 paund (3,000 euro) në muaj dhe duhet të aplikojë për një licencë për të shpenzuar para të tjera, përpara se qeveria britanike të vendosë se sa e arsyeshme është kërkesa.

    Fridman është ndër rusët e shumtë të shënjestruar nga sanksionet perëndimore që synojnë të godasin ekonominë ruse dhe të ndëshkojnë presidentin Vladimir Putin për agresionin e në Ukrainë.

    Lajmi Paraprak

    Super goli i Aubameyang ndaj Real Madridit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Varrezë pulash apo…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë