“Tradhtari dhe patrioti në Ukrainë” – gazetari ukrainas dhe politikani pro-rusë qërojnë hesapet live në televizion (Video)

    Gazetari Yuriy Butusov dhe anëtari i “Platformës për Jetën”, Nestor Shufrych përleshën gjatë një paraqitje në një televizion në Ukrainë.

    Përleshja shpërtheu kur Shufrych vuri në dukje se “Platforma për Jetën” ishte e dyta më e forta në parlament, si dhe se “populli i Ukrainës mbështet anën e tij”, për të cilën Butusov u përgjigj me akuzat se anëtarët e “Platformës” ishin tradhtarë, të akuzuar për tradhti dhe përhapje të propagandës dhe narrativave ruse në Ukrainë.

    Moederatori u përpoq të qetësonte situatën duke thënë se “i takon gjykatës të vendosë nëse dikush është tradhtar”, por nuk ia doli, raporton dailymail.

    Vetëm pak çaste më vonë, Butusov fluturoi në Shufrych dhe e goditi në fytyrë, pas së cilës pati një përleshje.

    Kur situata u qetësua pak, Shufrych u largua nga studio për disa minuta dhe më pas u kthye dhe i tha rivalit se ishte një “provokator i zakonshëm”, si dhe se po “gërvishtej si vajzë”.

    Ndryshe, ish-kryeministri Arseniy Yatsenyuk dhe ish-presidenti Petro Poroshenko kanë qenë dëshmitar të rrahjes pasi ishin prezent në emisionin televiziv. 

    Lajmi Paraprak

    Revolucioni përtej komunizmit të shekullit XX

    Lajmi i rradhës

    Umberto Eco: Interneti iu ka dhënë hapësirë budallenjve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë