Vendet europiane ndoshta nuk janë aq të njohura për të qenit miqësorë me të huajt, por kjo nuk vlen për cilësinë e jetesës.
InterNations – rrjeti më i madh global i emigrantëve – ka krijuar platformën udhëzuese Expat Insider. Ata kanë biseduar me emigrantë në të gjithë botën për të zbuluar më shumë të dhëna për jetesën e tyre. Në një raport me 59 vende, Expat Insider 2021 zbulon vendet europiane më të mira për cilësinë e jetës.
Shtatë nga dhjetë destinacionet kryesore në indeksin e cilësisë së jetës ishin në Europë.AUSTRIA
Në vend të parë u rendit Tajvani, ndjekur nga Austria (e cila u rendit në vendin e 28-të përsa i përket kategorisë së lumturisë personale). Megjithatë, Austria u rendit e dyta në kategorinë e udhëtimeve dhe transportit dhe e pesta në seksionin e mjedisit.
95% e të anketuarve nga Austria ishin të kënaqur me mundësitë e udhëtimit (krahasuar me 84% në nivel global), ndërsa 82% e konsiderojnë kujdesin shëndetësor të përballueshëm (krahasuar me 61% globalisht).PORTUGALIA
Portugalia u rendit në vendin e tretë, ndërsa qëndron ne krye të të gjitha vendeve europiane kur bëhet fjalë për shtetet ku banorët janë miqësorë me të huajt. 96% e përshkruajnë Portugalinë si “paqësore”.
Top10 vendet me cilësinë më të mirë të jetesës për vitin 2021, sipas Expat Insider:
1. Tajvani
2. Austria
3. Portugalia
4. Finlanda
5. Kanadaja
6. Australia
7. Republika Çeke
8. Spanja
9. Zvicra
10. Danimarka