Usebounce, një aplikacion për ruajtjen e bagazheve, krijoi një listë me vendet më të sigurta në botë duke kombinuar një indeks krimi dhe një indeks sigurie për të vlerësuar se ku do të ndiheshin më të sigurt njerëzit që udhëtonin vetëm. Këto indekse u bënë duke përdorur të dhëna nga Numbeo, në bazë të dhënash globale.RUANDA
Suprizë ishte renditja e Ruandës në vendin e gjashtë, një shtet të cilin shumë njerëz ende e lidhin me gjenocidin brutal të vitit 1994, ku për afro 100 ditë, anëtarët e grupit etnik Tutsi, si dhe disa Hutu dhe Twa u masakruan. Megjithatë Ruanda njihet sot gjerësisht si një nga shtetet më të sigurta në Afrikë.ZVICRA
Zvicra kryesoi renditjen, ndërsa Japonia u rendit në vendin e tretë, i vetmi vend tjetër jo në Europë që renditet në top 10 vendet më të sigurta. Në vendin e dytë qëndron Sllovenia.DANIMARKA
Pjesa tjetër e top 10 përfshin Gjeorgjinë, Islandën, Kroacinë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Danimarkën.