“Kursi i denarit është i qëndrueshëm”

    Kryeguvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Ana Mitreska në emisionin “Top Tema” tha se kursi i denarit është i qëndrueshëm dhe se rezervat devizore në në nivel solid.

    Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut ka kapacitet dhe hapësirë ta mirëmbajë qëndrueshmërinë e kursit devizor.

    “Denari është i qëndrueshëm. Deri tani të gjitha ndryshimet te rezervat devizore janë sipas parashikimeve tona. Niveli është i lartë me rreth 3.4 miliardë euro dhe dua të theksoj se është më lartë në krahasim me nivelin që e kishim në fillim të pandemisë”, tha Mitreska.

    Ajo theksoi se edhe në raportin për ekonominë e Maqedonisë së Veriut të Fondit Ndërkombëtar Monetar, në mënyrë të qartë theksohet se kursi i denarit është i vazhdueshëm dhe jo vetëm me parametrat ekonomik.

    Lajmi Paraprak

    Graham: Më e keqja nuk është parë ende

    Lajmi i rradhës

    Beogradi lë dyert e hapura për rublën ruse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë