Kurti – Haradinajt: Së pari ia ktheni Kosovës 200 hektarë dhe ne po t’i japim 70 mijë euro

    Foto: Tanjug

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me çështjen e ligjit të pagave.

    Kurti ka thënë se janë vonuar me këtë ligj për shkak të ligjeve të më hershme që janë bërë “shkel e shko” nga qeveritë e kaluara.

    “Është e qartë se ata që po na kritikojnë në thelb e duan atë ligjin e vjetër të shfuqizuar. Pra ju po doni të nxitohemi rishtazi për një ligj të vjetër. Po e ritheksoj jemi vonuar sepse jeni nxituar, po të mos nguteshit ju, nuk do të ndodheshim në këtë gjendje. Pikërisht duke i bërë ligjet shkel e shko na keni lënë pa ligj, kutia juaj na ka sjellë në këtë situatë”, tha ai.

    Kurti tutje shtoi se “ne e trajtojmë rëndësinë dhe me urgjencë përgatitem për të, jo sjelljet shkel e shko”.

    “Qytetarët kanë shpresa të mëdha tek ne, dhe kjo është përgjegjësia jonë”, u shpreh Kurti.

    Kryeministri në fjalimin e tij i bëri propozim Haradinajt që të kthej 200 hektarë tokë që kishte blerë dhe se do t’ia japin 70 mijë euro.

    “Është diçka interesante që po ndodhë në Kuvend. Pronarët e mëdhenj kanë hall pagat e zjarrfikësve. Pronarët e mëdhenj të qindra hektarëve thonë me ja rritë nja 5% zjarrfikësve. Si ta besojmë këtë situatë?! Këta nuk janë as të sinqertë as serioz. Konkretisht: meqë mu dha propozimi t’i qoj ministrat te KEK-u që të mërdhihen, unë e kam një kundër propozim: deputeti Haradinaj le t’i kthen ata 200 hektarë dhe ne po ia japim 70 mijë euro. Le t’ia kthen shtetit 200 hektarë edhe ne po ia japim 70 mijë euro”, shtoi Kurti. 

    Lajmi Paraprak

    Disa fshatra të Strugës përballen me mungesë të energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Legjenda e boksit, Vitali Klitschko i kërkon Gjermanisë ndihmë për të luftuar kërcënimin e pushtimit të Putinit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë