Legjenda e boksit, Vitali Klitschko i kërkon Gjermanisë ndihmë për të luftuar kërcënimin e pushtimit të Putinit

    Vitali Klitschko i ka kërkuar Gjermanisë ndihmë për të luftuar kërcënimet e pushtimit nga Vladimir Putin.

    Legjenda e boksit ka dhënë një interviste për Bild, ku ka thënë se për Ukrainën është i gatshëm ta japë edhe jetën.

    “Ne po përgatitemi në të gjithë Ukrainën me bindjen se presidenti rus Vladimir Putin do ta japë urdhrin e luftës. Si ushtar, dikur jam betuar ta mbroj vendin dhe tani jam gati të luftoj për atdheun”, ka thënë Klitschko, i cili ndërkohë e kërkoi ndihmën e vendeve anëtare të BE-së që ta ndalin Rusinë para se të bëhet vonë.

    Në qytetin e tij, ai theksoi përpjekjet për të rritur numrin e rezervave ushtarake, si dhe për të rritur mbrojtjen civile.

    Por, ai shtoi se nuk mund të pritet që Ukraina të veprojë e vetme.

    Klitschko shkroi: “Çfarë duhet të kuptojë Gjermania: Situata është shumë, shumë serioze!”.

    “Në Ukrainë ne kemi nevojë urgjente: mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë ushtarake”.

    “Nuk mund të ndodhë që Gjermania të mos miratojë vendimin e NATO-s për dërgimin e armëve mbrojtëse në Ukrainë! Qeveria e re Federale duhet të kuptojë se ndihmat nuk kanë qenë kurrë kaq të rëndësishme për vendin tonë”.

    “Ukraina është në qendër të Evropës! Në kufi me disa vende të BE-së”, ka shtuar më tej ai.

    Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 paralajmëruan Rusinë gjatë fundjavës se do të kishte “pasoja masive” nëse ajo pushton Ukrainën.

    Lajmi Paraprak

    Kurti – Haradinajt: Së pari ia ktheni Kosovës 200 hektarë dhe ne po t’i japim 70 mijë euro

    Lajmi i rradhës

    Politika përfshirëse e BE-së mbetet procesi i zgjerimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë