A mundet përdorimi i vitaminës D të parandalojë Alzheimerin?

    Vitamina D është shumë e rëndësishme për mirëqenien e të gjithë organizmin.

    Mjaftojnë 15 minuta në diell që trupi të prodhojë vitaminë D.

    Megjithatë, shpesh është e nevojshme që njeriu të marrë suplementë të kësaj vitamine për të plotësuar dozat e nevojshme.

    Në vazhdën e sëmundjeve të ndryshme që degjenerojnë trurin siç është skleroza apo Alzheimer, natyrshëm lind pyetja nëse të qëndruarit në diell apo marrja e suplementëve, parandalon këto sëmundje.

    A ka rol parandalues vitamina D? 

    Ekspertët nuk e përjashtojnë rolin parandalues të vitaminës D, por nuk janë plotësisht të sigurt.

    Studimet e reja shkencore në lidhje me këtë çështje, thonë se njerëzit që kanë nivele të ulëta të vitaminës D në gjak, kanë më shumë gjasa që të preken nga sëmundja e Alzheimerit apo skleroza.

    Një studim i vitit 2014 i publikuar në revistën Neurology, tregoi se njerëzit që kishin nivele shumë të ulëta të vitaminës D, kishin dy herë më shumë gjasa të prekeshin nga Alzheimeri dhe sëmundje të tjera si skleroza.

    Pavarësisht të dhënave të studimit, ajo që është e rëndësishme është lidhja mes mungesës së vitaimnës D dhe rrezikut nga skleroza, konfirmohet vetëm nga vëzhgime dhe jo studime të mirëfillta.

    Kjo do të thotë, se pranimi i kësaj teorie duhet konfirmuar me studime të tjera më të zgjeruara.

    Vitamina D është thelbësore për përthithjen e kalçiumit dhe shumë procese të metabolizmit në organizëm.

    Roli i vitaminës D tek truri dhe plakja është akoma e paqartë.

    Disa studime sugjerojnë se vitamina D mund të jetë e përfshirë në shumë procese të trurit, por kërkimet shkencore janë të pamjaftueshme.

    Ku gjendet vitamina D?

    Pjesa më e madhe e vitaminës D prodhohet nga trupi si kundërpërgjigje e ekspozimit në diell.

    Ajo gjendet edhe tek disa ushqime, siç është peshku ose vaji i peshkut.

    Pamjaftueshmëria e vitaminës D shpaloset më shumë tek të moshuarit, për shkak të paaftësisë së lëkurës për të sintetizuar vitaminën D nga dielli.

    Marrja e kësaj vitamine nëpërmjet suplementeve me shpresën se do të parandalojë sëmundjet mendore, është një hap i nxituar thonë mjekët.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të reshtin së marri vitaminë D.

    Kjo e fundit është e nevojshme kundër osteoporozës.

    Doza e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 600 njësi në ditë për të rriturit nën 70 vjeç dhe 800 njësi për të rriturit mbi 70 vjeç. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Arrestohet ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë