Kurti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa zbardhjen e rastit për personat e zhdukur gjatë luftës

    Foto: AFP

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar sot se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa e zbardhur çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

    Kurti në Ditën e të drejtave të njeriut, të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut tha se kjo ditë është e veçantë që në 30 nene e kodifikon dinjitetin e njeriut.

    Ai në këtë ditë të rëndësishme ka folur për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

    “Nga 10 qershori i vitit 1999 diku rreth një muaj edhe vet kam qenë i zhdukur, jo pse isha i zhdukur për vete por familja nuk e dinte se ku jam deri atëherë kur na vizitoi Kryqi i kuq ndërkombëtarë në korrik të 1999…”, tha Kurti.

    Ai tha se e kanë bërë të qartë se çështja e të pagjeturve është prioritet.

    “Unë besoj që e keni përcjellë edhe ju se personalisht kam qenë i zëshëm dhe në secilin takim me akterë relevantë ndërkombëtar, e kam përmendur çështjen e personave të zhdukurve me dhunë, si çështje edhe me prioritet edhe urgjencë. Po e ri-them që marrëveshje me Serbinë nuk ka pa e u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë”, shtoi Kurti.

    Ai tha se janë në proces të diskutimit për hapjen e disa vend-varrezave. Kurti po ashtu bëri të ditur se kanë kërkuar amandamentimin e Ligjit për personat e zhdukur.

    Kryeministri i vendit tha se kanë kërkuar që të ngritet një qendër memoriale në Prishtinë për krimet e luftës.

    “Ne realisht kemi shkuar një hap përtej kësaj dhe veçse kemi përfunduar fazën e parë të punës për themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Në nëntor e kemi nisur draftimin e Projektligjit dhe besojmë brenda gjashtë muajve të parë të 2022 do të kemi një mekanizëm funksional që do të dokumentojë dhe adresojë krimet e kryera gjatë luftës”, tha Kurti.

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimet midis vitaminës B6 dhe B12

    Lajmi i rradhës

    Emërimi i drejtorëve të ri zvarrit rrogat për të punësuarit në këto institucione

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë