Përsëri do të shtrenjtohet rryma elektrike në RMV

    Nëse Komisioni Rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) i pranon kërkesat e MEPSO s, NEMO-s dhe Elektrodistribuimit për rritjen e çmimeve për transmetim, organizim dhe menaxhim të tregut dhe për shpërndarjen e energjisë elektrike, faturat për konsumin e energjisë elektrike që i paguajnë qytetarët do të mund të rriten për 50 denarë në çdo 1.000 denarë. Megjithatë, sa do të jetë rritja përfundimtare e faturave do të varet nga çmimi q do ta arrijë Furnizuesi universal EVN houm në tenderin për furnizimin e energjisë elektrike për nevojat e tregut rregullator që duhet ta shpall në qershor, njofton Nistori.

    Çmimi i ri i rrymës elektrike do të dihet në fund të qershorit. Rritja e fundit e çmimit ishte vjet në gusht ku çmimi i energjisë elektrike u shtrenjtuar për 7.4% për amvisëritë.

    Për një faturë prej 2.000 denarëve, çmimi do të rritej për 100 denarë nëse Komisioni Rregullator për Energjetikë miraton të gjitha shpenzimet që i kërkojnë kompanitë energjetike – por vetëm nëse Elektranat nuk e rrisin çmimin e e rrymës së prodhuar.

    Mirëpo, kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski më herët u deklarua se KRRE-ja për tre vite me radhë nuk e rregullon çmimin e energjisë elektrike të prodhuar nga CEMV (ESM), në përputhje me Ligjin e Energjetikës.

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Pjesëmarrja e FSK-së në “Defender 21” dëshmon qartë për synimin e një Kosove të sigurtë

    Lajmi i rradhës

    Reçel me karota

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë