Kushtrim Ahmeti zgjidhet rektor i Universitetit të Tetovës

    Kushtrim Ahmeti ka fituar garën për Rektor të Universitetit të Tetovës.

    Sipas të dhënave, ai ka fituar 198 vota, ose 59,46%, duke siguruar kështu fitoren, kundrejt dy kandidatëve tjerë, Fehari Ramadanit i cili ka pasur 118 vota, ose 35,44% dhe rektorit aktual, Jusuf Zejneli, i cili ka marrë 17 vota, ose 5%.

    Në programin e tij, Ahmeti, ka premtuar se do të angazhohet për një Universitet më të fort, më të hapur, më të organizuar dhe më konkurrues.

    Korniza Programore e Kushtrim Ahmetit përbëhet nga gjashtë pika kryesore, duke përfshirë: Veprimtari arsimore dhe sigurimi i cilësisë, kërkimi shkencor, veprimtaria aplikative dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, mbështetja e studentëve dhe avancimi i standardit studentor, infrastruktura dhe digjitalizimi, qeverisja, financimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm dhe angazhimi me komunitetin dhe përgjegjësia sociale.

    Ai ka deklaruar se qëllimi është ndërtimi i një universiteti i bazuar në dije.

    Lajmi Paraprak

    Gashi: edhe nëse dalim nga Qeveria, kush garanton ndryshimet kushtetuese?

    Lajmi i rradhës

    VLEN i pakënaqur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë