Kuvendi sot në lexim të dytë i miratoi ndryshimet ligjore për marrëdhëniet e punës që e definojnë të dielën si ditë jopune. Ata duhet të zbatohen prej 1 janarit, përcjell Nistori.
“E diela ditë jo pune tani është realitet. Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë përmbushur premtimin që u kanë dhënë punëtorëve. “Nga 1 janari, e diela do të jetë ditë pushimi javor për 92% të punëtorëve”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. /Nistori/