“Ky është një moment kthjellimi për Maqedoninë e Veriut, por edhe për opozitën”

    -Ky është një moment kthjelle për Maqedoninë e Veriut, por edhe për opozitën. Djegia e dokumenteve në sallën plenare, nxitja e njerëzve drejt dhunës dhe nxitja e urrejtjes nuk sjell asgjë, vetëm dëm, vlerëson komisionari evropian për Zgjerim Oliver Varheji në intervistë për “Euraktiv”.

    Varheji thotë gjithashtu se “vullneti për t’u zgjeruar po kthehet, ne jemi gati të ecim shpejt”.

    Portali i Brukselit thekson se pasi Shkupi e zgjidhi mosmarrëveshjen me Bullgarinë anëtare fqinje të BE-së, Shqipëria pritet të nisë menjëherë negociatat e anëtarësimit. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, thekson ai, së pari do të duhet të ndryshojë kushtetutën e saj për të përfshirë bullgarët, për të cilën nuk ka konsensus të nevojshëm në Kuvend.

    Kjo, thuhet në tekst, e nxiti opozitën nacionaliste të organizojë protesta në Shkup, për të cilat Varheji thotë se i kalojnë vijat e kuqe themelore demokratike.

    “Për Maqedoninë e Veriut ky duhet të jetë moment kthjellimi, por edhe për opozitën. Djegia e dokumenteve në sallën plenare, nxitja e njerëzve në dhunë dhe nxitja e urrejtjes nuk sjell asgjë, vetëm dëm. Ka kufij shumë të qartë për mënyrën evropiane të të bërit politikë, kufij shumë të qartë për politikën e qytetëruar dhe vlerësimi im është se shumë nga ato vija të kuqe janë kaluar nga opozita”, shtoi komisionari evropian.

    Në të njëjtën kohë, ai tregoi se “Shqipëria ka treguar solidaritet të vërtetë me Maqedoninë e Veriut dhe pjekuri për të kuptuar se vendet anëtare duan që të dy vendet të ecin përpara”, por shtoi se Tirana tani mund të vazhdojë më vete.

    I gjithë procesi i zgjerimit bazohet në merita, thotë Varheji, dhe tani gara po vazhdon, kushdo që dorëzon i pari duhet të ketë të drejtën të bashkohet i pari.

    Në intervistë, Varheji vlerëson se lufta e Rusisë kundër Ukrainës e kthjelloi debatin rreth procesit të zgjerimit të BE-së dhe tregoi nevojën e përshpejtimit të procedurave, në thelb të ndaluara nga Komisioni i mëparshëm. Statusi kandidat i Ukrainës dhe Moldavisë si një sinjal solidariteti në përgjigje të agresionit rus dhe drita jeshile për fillimin e negociatave të vonuara të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas tij, është “ndoshta i vetmi ndikim pozitiv i luftës në Ukrainë, sepse e kthjelloi diskutimin rreth zgjerimit, si dhe kapacitetin absorbues të BE-së”.

    “Ne evropianët tani jo vetëm e kuptojmë, por jemi gati ta përmbushim atë, se Evropa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht Ballkani Perëndimor”, thotë komisionari evropian për Zgjerim.

    Në vitet e fundit, kujton “Euraktiv”, kishte “pak oreks” për zgjerim brenda BE-së dhe disa vende anëtare kanë bërë thirrje për reforma në BE përpara se të pranojnë anëtarë të rinj.

    “Mos harroni, ne morëm përsipër nga Komisioni i mëparshëm Evropian që tha “jo zgjerim” dhe dëmi u bë aty”, tha Varheji, duke shtuar se në gjysmën e dytë të mandatit të saj, Komisioni i Junkerit “e kuptoi se ishte gabim strategjik”.

    Lajmi Paraprak

    Sot bëhen 59 vjet nga tërmeti në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Zjarre aktive në vend ka në Tetovë dhe Strumicë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë