Lagjja e vilave në Kodrën e Diellit, me probleme të shumta

    Lagja e Vilave në Kodrën e Diellit lë për të dëshiruar. Rruga është më gropa të shumta, ndërsa ka plot ndërtime në kundërshtimet me të gjitha standardet. Udhëheqja e kaluar e Tetovës çdo vit ka premtuar përmirësimin e infrastrukturës, por nuk është lëvizur as edhe një gurë. Premtime janë bërë edhe nga kreu i ri i Komunës.

    “Pamjet e këtilla, me makina që mbeten me defekt shkaku i gropave të mëdha këtu në rrugën e vilave në Kodër të Diellit, është bërë përditshmëri. Mirëmbajtja e rrugës është më e mirë thonë banorët megjithatë, gropat assesi të sanohen”.

    Këto dëmtime si dhe mungesa e mirëmbajtjes, e bëjnë edhe më të vështirë kalimin e makinave në këtë rrugë.

    “Gropa ka çka duhet me u bë, duhet me u mbush me u asfaltu. Kanalizimi është për kërkundi, ndriçim pak po ama rruga është katastrofë, parking s`ka. Sa veturave u mbesin maskat në rrugë”, tha një banor.

    “Sigurisht se gjithçka na duhet, këtij vendi gjithçka i duhet”, tha një banor

    “Duhej të investojnë më tepër në infrastrukturë në këtë qendër sepse vitet e bëjnë të vetën. Një kohë të gjatë asgjë nuk është bë. Sidoqoftë dimrit mirë reagojnë me rrugën e mbajnë si duhet, por duhet asfaltimi dhe kanalizimi të bëhet patjetër”, banor.

    Rregullimi i kësaj rruge është premtuar pothuajse çdo vit, por asnjëherë nuk u bë. Vit më parë, madje u mor edhe kredi nga Banka Botërore për asfaltimin e rrugës në lagjen e vilave, por në moment të fundit, komuna bëri ridestinimin e fondeve. Premtime ka dhënë edhe kreu i ri i komunës së Tetovës.

    “Në pranverë do kemi një plan të përgjithshëm për sanimin e gropave në qytet por sektori i veprimtarive komunale bën skanimin e gjitha rrugëve që janë problematike dhe për të cilat do kemi plan të përmirësimit jo vetëm në mbushjen e gropave por edhe ndërrimin e komplet shtresës së asfaltit me shtresë të re, dhe në këtë plan gjithsesi se do jetë e përfshirë edhe lagja e vikend shtëpizave”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

    Rruga nuk është problemi i vetëm në Lagjen e Vilave, por edhe ndërtimet vend e pa vend dhe jashtë çdo standardi. Janë ndërtuar pallate me nga dy apo tre kate, në vend të vilave, të cilat, sipas rregullores, duhet të bëhen me gurë dhe dru. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bullgaria lehtëson masat kundër Covid-19 për qytetarët e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    RMV e fillon vitin 2022 me avionë zjarrfikës të pa-riparuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë