Lajmërohet Gruevski: Unë dhe disa kolegë të mi jemi nën persekutim për gjëra të pabëra

    Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka reaguar pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal dhe akuzave se të njëjtat shpëtojnë atë nga shumica e dënimeve të shqiptuara tashmë ndaj tij.

    Sipas tij, këto ndryshime nuk e prekin atë dhe veprimtarinë e tij, duke pretenduar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ndiqen politikisht për vepra të pabëra.

    Gruevski thotë se një gjë të tillë e ka dëgjuar tashmë 5 vite dhe se nga ndryshimet ka individë në disa parti politike që mund të përfitojnë juridikisht dhe të shpëtojnë nga ndjekjet penale.

    Në fund Gruevski shton se Qeveria këto veprime i bën nga frika sepse ka për çka të frikësohet.

    Lajmi Paraprak

    MERKO I PAPREKSHËM | Мinistria e Arsimit pa vendim për drejtorët joligjor në Strugë

    Lajmi i rradhës

    Gruevski, përfituesi më i madh nga ndryshimet në Kodin Penal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë