Më 28 qershor 2021 (e hënë) Teatri Tetovës u prezantua në edicionin e 8-të të Festivalit Ballkanik të Bursës.
Shfaqjen “Epsh dhe lakmi” me regji të Fitim Selimit, aktorët e teatrit me shumë sukses arritën ta performonin dhe të përcjellin emocione të forta deri tek spektatori, gjë e cila u dëshmua nga duartrokitjet e tyre.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme drejtori i Teatrit të Tetovës, Bekim Smaili, u mirëprit nga drejtoresha e teatrit të Bursës.
Ata nënshrkuan memorandum bashkëpunimi dhe biseduan për teatrin dhe artin në përgjithësi./Nistori/