Deputetët e Lidhjes Europiane për Ndryshim sot kanë realizuar takim me kryetarin e Kuvendit, Jovan Mitrevski, përcjell Nistori.
Në takim, siç tha deputeti, Fadil Zendeli, ata nga kryetari i kuvendit kanë kërkuar që të votohet anëtari i tyre në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Mitrevski, sipas Zendelit, nuk ka dhënë ndonjë premtim për tejkalimin e problemit, por se do të ketë konsultime me grupet parlamentare dhe të shoh që në ditët në vijim tu jep një informacion se si kjo qështje të tejkalohet.
Zendeli tha se nëse vazhdon të zvarritet procedura, do të shqyrtojnë mundësinë për padi ndaj kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Georgievska.
“Jemi në kontakt edhe me zyrat avokative në Shkup, që të ngrejmë edhe një padi penale ndaj kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, nëse brenda ditëve në vijim ajo nuk e zhbllokon punën e Komisionit dhe nuk lejon që kandidati që është ligjor, kandidati i opozitës shqiptare, z. Abdush Demiri të kalojë”, theksoi Zendeli.
Erdogan: askush nuk ka fuqinë t’i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kundërshtuar sërish propozimin e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza. Ai…