Lënda më e madhe për përgjimet masive “Target-Fortesa” – procesi gjyqësor sot do të nisë nga fillimi

    Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, sot duhet të sillet nga burgu i Strugës në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Për sot është caktuar seancë e re për rastin “Target-Fortesa” në të cilën Mijalov akuzohet për përgjime masive. Kjo lëndë, pas pesë vitesh gjykim në Gjykatën Penale dhe në atë të Apelit, tashmë është në prag të vjetërsimit. Dinamika e gjykimeve duhet të përcaktohet nga gjyqtari Ilija Tërpkov.

    Lënda në procedurë të përsëritur do ta gjykojë gjyqtari Tërpkov, pasi Vladimir Tufegxhiq, i cili në procedurën paraprake e kishte marrë aktgjykimin për këtë rast, u largua nga Gjykata Penale.

    Pas seancës së sotme, seanca e radhës tashmë është caktuar për nesër.

    Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit në Shkup e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë për lëndën “Thesari”, e më pas në dhjetor për “Target-Fortesa”, dhe lëndët i ktheu në rigjykim.

    Gjykata Themelore Penale Shkup më 26 shkurt  të vitit 2021 për rastin “Target-Fortesa”, i cili ka të bëjë me përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjeve nga DSK-ja, ka shqiptuar dënim me burg prej 55 vjet dhe 10 vjet me kusht, gjegjësisht gjithsej 65 vjet për 11 persona.

    Gjykata e ka dënuar ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, me 12 vjet burg për veprën penale “bashkim kriminal”, “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.

    Procesi gjyqësor  ka nisur më 22 dhjetor  të vitit 2017 ndaj 11 personave. Gjatë procedurës janë mbajtur 53 seanca, në të cilat janë dëgjuar 123 dëshmitarë, janë paraqitur 887 prova materiale dhe pesë ekspertiza. Një pjesë e madhe e mbi 200 personave të dëmtuar u dëgjuan.

    Lajmi Paraprak

    JA SI DUKEN NDRYSHIMET E LIGJIT PËR LOJËRAT E FATIT NË RMV

    Lajmi i rradhës

    TIKTOK-u | Kovaçevski: Përdorimi i rrjeteve sociale do të rregullohet me strategjitë për digjitalizim dhe media

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë