Lëvizja Besa bën thirrje për koalicion ndërmjet bllokut opozitar shqiptar

    Lëvizja Besa është e gatshme për koalicion mes bllokut opozitar shqiptar, deklaroi ditë më parë Arafat Shabani nga ky subjekt politik. Shabani theksoi se në rast të një koalicioni të tillë, janë të mirëseardhur për bashkëpunim edhe faktorë të tjerë nga sektori publik, përcjell Nistori.

    “Para jush paraqesim thirrjen publike ku kërkojmë nga çdokush që dëshiron që kapacitetin e vet profesional dhe intelektual ta vendosnë shërbim të ngritjes së nivelit më të lartë të politikbërjes në vend, të aplikojë për të udhëhequr një nga 17 departamentet që janë pjesë e Sekretariatit të Departamenteve pranë Lëvizjes Besa. Afati i thirrjes është 15 ditë, dhe gjitha aplikacionet do të  shqyrtohen nga ana e Komisionit të posaçëm për zgjedhje të Drejtorëve të Departamenteve. Kjo formë që për herë të parë aplikohet nga një parti politike, dëshmon për kapacitetin politik të Lëvizjes Besa që pranë vetes të afirojmë njërëz të cilët jo vetëm që ta kritikojnë dhe ta vlerësojnëpunën e Qeverisë aktuale por të njejtit përmes vizionit të tyre dhe potencialit profesional do ofrojnë zgjidhje më të mirë për problemet me të cilat ballafaqohet shteti, dhe gjithë ky angazhim do jetë i rrumbullaksuar duke i ofruar qytetarëve të vendit një program politik i përpiluar nga profesionistët e sferave të ndryshme.”

    Shabani shtoi se, Lëvizja Besa bëhet gati që pas zgjedhjeve parlamentare, qofshin ato të parakohshme apo të rregullta, të udhëheqë me institucionet shtetërore duke i përfaqësuar shqiptarët dhe të gjithë qytetarët në mënyrë më profesionale dhe dinjitoze. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kina po tenton “të dëmtojë” sistemin gjyqësor amerikan

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i raportimeve për vjedhje të drunjve në Radovish

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë