Lëvizja Besa: Për BDI-në kush kërkon gjuhën shqipe është pro rus

    Komunikata e plotë e Lëvizjes Besa:

    Për BDI kush e kërkon gjuhën shqipe në Kushtetutë është pro Rusisë, e për Aleancën për Shqiptarët heqja e 20% pengon anëtarësimin e vendit në BE.

    Ajo pak BDI sa ka mbetur e mbajtur me këmbë qelqi nga ato pak funksionarë të ASH-së duket qartë se kanë devijuar nga mbrotja e vlerave kombëtare.

    thuash se BE është kundër gjuhës shqipe është qasja më anti evropiane.

    Të thuash se të mbrosh gjuhën shqipe je me Rusinë dhe kundër BE-së është ndoshta “çmenduria” më e madhe e pushtetit që përveç tenderëve dhe interesave personale nuk kanë asnjë vizion tjetër.

    E nga ana tjetër, të dalësh dhe para gjuhës shqipe të mbrosh interesat e një kombi tjetër dhe atyre që janë faktori kryesor për bllokimin e vendit drejt anëtarësimit në BE është tradhëti e gjuhës dhe vlerave tua kombëtare.

    Por e gjith kjo e zezë e BDI dhe ASH, e ka edhe anën e saj të bardhë. Ana e bardhë është se qytetarët shqiptar tani e kanë të qartë se funksionarët shqiptar në pushtet nuk u intereson asgjë tjetër përveç se interesat e tyre personale dhe pasurimi në kurriz të popullit.

    Kjo më e qartë për qytetarët u bë pas skandaleve ku dëshmohet qartë se nuk janë vetëm ministrat e BDI-së që po pasurohen çdo ditë në kurriz të popullit, por edhe i ashtu quajturi “Klani i Zajazit” duke filluar nga lideri i tyre e deri tek familjarët më të afërt të tij, të cilët përveç pasurive të tjera të patundshme për një past bëhen pronar të “Soravisë”.

    Ndërsa vulën për këtë e vendosi partneri më i madh strategjik i shqiptarëve, SHBA-ja, duke shpallur “non grara” dhe duke vendosur në listën e zezë fuksionsrët e BDI-së.

    Pas gjithë këtyre skandaleve tani qytetarët e kanë gjithçka të qartë, e këtë e tregojnë anketat të cilat BDI-në dhe ASH-në bashkë e nxjerrin shumë më të dobët se Lëvizja BESA dhe fronti opozitar.

    Shpejtë do të vijë dita kur qytetarët do ta dënojnë këtë sjellje anti shqiptare, anti amerikane, anti Evropiane dhe anti qytetare të BDI-ASH-së.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është faktori Rh

    Lajmi i rradhës

    Nuk kanë as ujë, as kanalizim / Banorët e Tearcës akuzojnë komunën për mos-efikasitet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë