Nuk kanë as ujë, as kanalizim / Banorët e Tearcës akuzojnë komunën për mos-efikasitet

    Nuk kanë as ujë, as kanalizim dhe as rrugë. Banorët e Komunës së Tearcës ankohen se iu mungojnë kushtet bazë për jetë ndërsa akuzojnë komunën për mos-efikasitet. Administratorët nuk i gjejnë në vendet e tyre të punës. Kreu i Komunës justifikohet se nëpunësit janë në terren.

    “Infrastrukturë rrugore e dëmtuar, mungesë e ujit për pije, papastërti dhe mungesë efikasiteti të shërbimeve komunale. Këto janë ankesat që sot dolën nga një pjesë e banorëve të komunës së Tearcës, një pjesë e të cilëve kishin ardhur për të shlyer obligimet ndaj komunës, por nuk hasën në punëtorë brenda vendit të tyre të punës”.

    “Rrugën poshtë e bënë por sërish e prishën. Me ujin katastrofë jemi s’ka as ujë asgjë, vetëm mbeturina ka. Trotuaret që tani shpejtë përfunduan sërish i kanë gropos dhe çka prisni më tepër nuk e di, a është komunë kjo apo jo, sot e bëjnë nesër e shkatërrojnë”.

    “Ujin për pije në dyqan e sigurojmë, ku tjetër. Higjienë nga ujësjellësi. Tani në verë nuk ka sa duhet nga lumi marrim ujë”.

    “Nuk ka asgjë këtu s’ka mbet gjë. Karton nuk ka ta paraqes zonjën, gati një javë nuk ka. E dyta uji nuk pihet, uji më i mirë këtu ka qenë tash është bërë uji më i keq në vend. E treta rrugën e kanë prishur i kanë bë gjoja kanalizimet por kanalizimet s’janë askund. Erdha në komunë të shoh a kam ndonjë borxh por ishte e mbyllur. Ujin desha ta paguaj ishte mbyllur”.

    Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, mungesën e punëtorëve në vendet e tyre të punës e arsyetoi me nxjerrjen e tyre në terren për defektet e ujit, duke harruar se, jo të gjithë të punësuarit në ndërmarrje publike, janë mjeshtër për riparime.

    “Ekipet janë në vazhdimësi në teren sepse kryhen punët për kanalizimin ku njëkohësisht zhvillohen punimet dhe ndërpritet uji, dhe kjo përbën pengesë që punëtorët të jenë vazhdimisht në zyrë. Andaj çdo banor që vjen mund të marr informatë që saktë të jetë i informuar”, tha Nuhi Neziri, Kryetar i komunës së Tearcës.

    Edhe administratorët dalin në terren kryetar?

    “Jo.. administratorët kanë obligimet e tyre për të cilat folëm më herrët, dhe ata janë të gjithë të kyçur në projekt dhe nuk i kemi të ndarë inkasantë apo të tjerë”, u përgjigj Neziri.

    Radhët e gjata nuk mungonin as para stacionit policor për të lajmëruar banorët e ardhur nga jashtë, por mungonin kartonët e lajmërim/ç’lajmërimeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Lëvizja Besa: Për BDI-në kush kërkon gjuhën shqipe është pro rus

    Lajmi i rradhës

    Teoria e kaosit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë