Lëvizja Besa: si është e mundur që biznes lobi i BDI-së e fitoi tenderin për rregullimin e “Boris Trajkovskit” për samitin e OSBE-së!

    Partia opozitare shqiptare Lëvizja Besa, ka dalë me reagim në lidhje me Samitin e ministrave të OSBE-së që mbahet në Shkup. Nga kjo parti thonë se samiti mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim.

    “Qeveria aktuale korruptive BDI/LSDM ka caktuar vendorganizimin e këtij evenimenti pikërisht në sallën “Boris Trajkovski” ku para tre muajve u bë larja e parave korruptive në vlerë prej 1.8 milion eurove nga ana e kompanisë donatore të BDI-së e njohur si EUROVIA, e cila në rrethana krejtësisht të dyshimta dhe jo transparente e fitoi tenderin në fjalë!”.

    “Lëvizja Besa ngrit zërin dhe njoftoi edhe përfaqësuesit e OSBE-së për rastin në fjalë, sepse pikërisht aty ku kjo QEVERI KORRUPTIVE BDI/ LSDM ju ka caktuar pritje për gosti, pikërisht ajo sallë është modifikuar me para të taksapaguesëve të vendit tonë e që për ironi të fatit atë tenderin e fitoi kompania mike e BDI-s. Po ashtu, fiks tre luaj më parë, e informuam edhe opinionin se tenderin dyshues korruptiv prej 1.8 milion eurove për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski” për Samiti i Ministrave të OSBE e fitoi biznes kompania klanore e BDI!”, tha zëdhënësja e Lëvizjes Besa, Lulzime Ameti.

    Ajo theksoi se si parti i bëjnë thirrje OSBE-së që të interesohet si organizatë serioze europiane, se me çfarë mjetesh financiare u bë zbukurimi sallës “Boris Trajkovski”, sa ka kushtuar ajo sallë dhe si është e mundur që pikërisht biznes lobi i BDI-së e fitoi tenderin e caktuar.

    “Po ashtu, ju bëjmë thirrje të gjitha organeve kompetente që të sqarohen dhe deklarohen se a kanë shprehur interesim dhe hetim për aferën e këtillë korruptive duke filluar nga Prokuroria Publike, Komisioni për Anti Korrupsion dhe Revizioni Shtetëror, për t’u zbardhur e vërteta se si pikërisht nga gjithë kompanitë aplikuese në tender, u arrit që tenderin prej 1.8 milion eurove ta fitojë kompania donatore e BDI-së”.

    “Institucionet përgjegjëse janë të obliguara urgjentisht dhe seriozisht të veprojnë për të ndriçuar rastit pa u ndikuar nga presionet politike që e vërteta e këtij mega tenderi dyshues dhe simptomatik që përmban elemente të një afere korruptive të sqarohet në tërësi!”, tha zëdhënësja e Lëvizjes Besa.

    Lajmi Paraprak

    KE: demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lira dhe të pavarura

    Lajmi i rradhës

    NPK Tetova u premton rroga të punësuarve, ndërpritet protesta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë