Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, bashkë me këshilltarin e kryeministrit Kurti për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, në Uashington janë takuar me senatoren Joni Ernst – bashkëkryetare e Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit Amerikan dhe Kryetare e Komitetit të Republikanëve për Politikë në Senat.
Siç thuhet në komunikatën e LEN-it, në këtë takim u shpreh qëndrimi i qartë se shqiptarët mbeten të vendosur për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe BE-në, si opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet në rajon.
“Temë kryesore e diskutimit ishte përshpejtimi dhe finalizimi i integrimit të vendit në BE dhe ndikimet gjeopolitike në rajon. Në këtë periudhë, kur vazhdon tentativa e Serbisë për destabilizimin e Kosovës, nuk duhet lënë hapësirë që kjo të krijojë zona krize në Ballkan, sepse ajo u shërben interesave ruso-serbe, që nuk ua duan të mirën shqiptarëve. Liderët e Lidhjes siguruan senatoren Ernst se ky koalicion do të jetë faktori më serioz dhe i vetëm i cili do ta mundësojë integrimin e vendit në BE, me çka do të ndryshohet status quoja e instaluar në njëzet vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e LEN-it.
Ditëve në vijim vazhdojnë edhe takimet e tjera të liderëve të Lidhjes me zyrtarë të lartë në Uashington.
Sigurohen 100 milionë euro për ballafaqim me krizën energjetike dhe investime kapitale
Më shumë se 100 milionë euro janë siguruar nga shteti për përballje me krizën energjetike dhe investimet kapitale…